LDK-ja zyrtarizon të shtunën kandidatin për kryeministër dhe garën për president

Aktuale

LDK-ja zyrtarizon të shtunën kandidatin për kryeministër dhe garën për president

Më: 7 maj 2026 Në ora: 18:57
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të merren vendime të rëndësishme politike në prag të proceseve zgjedhore.

Gjatë kësaj mbledhjeje, LDK-ja pritet të nominojë kandidatin e saj për kryeministër, ndërsa në rend dite do të jetë edhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e bashkëpunimit me presidenten Vjosa Osmani.

Image
Agjenda e LDK-së

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 12:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat