Saim Tahiraj shpërthen ndaj koalicionit të LDK-së: “Ku po katandiset kjo parti?”

Aktuale

Saim Tahiraj shpërthen ndaj koalicionit të LDK-së: “Ku po katandiset kjo parti?”

Nga: A.SH Më: 12 maj 2026 Në ora: 17:43
Foto nga takimi

Veprimtari Saim Tahiraj ka reaguar ashpër për koalicionin mes LDK-së me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar.

Ai e ka quajtur këtë bashkim “bashkim të së djathtës” dhe ka ironizuar se “ka mbetur vetëm edhe Naim Tërnava për t’u kompletuar e djathta”.

Tahiraj ka kritikuar edhe lidershipin e LDK-së, duke thënë se partia ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe se po ndikohet nga, siç e quan ai, “mentaliteti lindor i aganizmit”.

Ai ka kërkuar që LDK-ja të ruhet nga ky drejtim politik, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për partinë.

“Bashkim i së djathtës e jo mahi, ka mbetur vetëm edhe Naim Tërnava dhe kompletohet e djathta! O Zot, kur do të kthehet për së mbari ky lidership? I ka humbur shkëlqimi i dikurshëm LDK-së, për të cilën aq shumë kontribuam. Ku do të katandiset me mentalitetin lindor të “Aganizmit”, i cili nuk është asgjë tjetër veçse pjesë e Islamit politik? Ruaje, o Zot, LDK-në nga ky lidership”, ka shrkuar ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat