Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Aktuale

Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Më: 23 maj 2026 Në ora: 13:32
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka përfunduar faza e parë e restaurimit dhe konservimit të kullës së Adem Qerim Osdautaj në fshatin Isniq, një monument me rëndësi historike që daton nga fillimi i shekullit XIX.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit.

Sipas tij, kulla përfaqëson një simbol të familjes shqiptare dhe të qëndresës ndër breza, ndërsa faza përfundimtare e restaurimit pritet të nisë në një të ardhme të afërt.

“Investimi në trashëgimi kulturore është investim në kujtesën tonë kolektive, gjurmët historike, identitetin kombëtar dhe zhvillimin kulturor e turistik të vendit”, ka shkruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat