Hoxha krahason Kushtetutën e Kosovës me atë të Shqipërisë në një pyetje për kryeministrin

Aktuale

Hoxha krahason Kushtetutën e Kosovës me atë të Shqipërisë në një pyetje për kryeministrin

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2026 Në ora: 10:55
Edi Rama

Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec janë kthyer në një nga lëvizjet më të mëdha qytetare në Shqipëri gjatë javëve të fundit.

Ato nisën si kundërshtim ndaj një projekti resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës, por më pas u zgjeruan në protesta më të gjera për mbrojtjen e zonave natyrore dhe transparencën në zhvillimet turistike.

Kurse, nga ana tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama po e mbron një investim të tillë.

Lidhur me këtë analisti politik, Dibran Hoxha ngre një pyetje mbi dispozitat kushtetuese që lidhen me aftësinë e zyrtarëve të lartë për të ushtruar funksionin e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha shkruan:

“Në Kushtetutën e Kosovës parashihet shkarkimi i presidentit kur ai/ajo nuk është i/e aftë për ta ushtruar postin për shkak të ndonjë sëmundje.

A parashihet e njejta në Kushtetutën e Shqipërisë për kryeministrin? 🤔”

Komenti i tij vjen në kontekstin e debatit publik rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe qëndrimit të kryeministrit ndaj investimeve të kundërshtuara nga aktivistët dhe qytetarët. Hoxha nuk jep një përgjigje në postimin e tij, por shtron një pyetje për diskutim mbi mekanizmat kushtetues që rregullojnë ushtrimin e detyrës nga kryeministri në rast pamundësie shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat