Po mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit për serbin e arrestuar në Zubin Potok

Aktuale

Po mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit për serbin e arrestuar në Zubin Potok

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 14:54
Fotoilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke e intervistuar serbin e tretë të arrestuar ditën e djeshme për  në Komunën e Zubin-Potokut për rastin “Krime të luftës”.

“Për momentin po mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit për serbin e tretë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte”.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Ndryshe, arrestimi i të dyshuarit është si rezultat i punës intensive hetimore të zhvilluar nga Prokuroria Speciale.

Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin-Potok po bëhen gërmime pasi dyshohet se në atë zonë janë trupat e 23 personave, të njohur si “grupi i intelektualëve” nga rajoni i Mitrovicës. Ata ishin rrëmbyer më 19 prill 1999.

Tash e 27 vjet fati i tyre nuk është zbardhur plotësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat