Pacolli: Vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit

Aktuale

Pacolli: Vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 22:39
Pamje nga videoja

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit, me synim rikthimin e kësaj hapësire në gjendjen që e meriton.

Ajo ka bërë thirrje për mbrojtjen e natyrës, mbajtjen pastër të burimeve të ujit dhe ruajtjen e pasurisë natyrore për brezat e ardhshëm.

Postim i plotë:

"Gjithçka pastër në Liqenin e Radoniqit Pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit po vazhdon, për ta rikthyer këtë hapësirë në gjendjen që e meriton. ​

Ta mbrojmë natyrën e bukur të Kosovës, t'i mbajmë të pastra burimet e ujit dhe ta ruajmë pasurinë tonë natyrore për brezat që vijnë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat