Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës priti në takim njoftues Shefin e ri të EULEX-it

Aktuale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës priti në takim njoftues Shefin e ri të EULEX-it

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 16:32
Pamje nga takimi

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me stafin e tij, priti në një takim zyrtar njoftues Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Antero Lopes.

Gjatë këtë takimi, Kolonel Hoxha i uroi mirëseardhje z. Lopes në detyrën e tij të re dhe shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky mision i ka ofruar policisë.

Të dy krerët konfirmuan vullnetin e plotë për të thelluar bashkëpunimin me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Takimi u përmbyll me zotimin e përbashkët për të ruajtur partneritetin e shkëlqyer institucional mes Policisë së Kosovës dhe EULEX-it

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat