“Nuk e duam Vlora Çitakun” - Pas dështimit të seancës, Kurti i bën thirrje Hamzës: Të takohemi e t’i diskutojmë emrat

Aktuale

“Nuk e duam Vlora Çitakun” - Pas dështimit të seancës, Kurti i bën thirrje Hamzës: Të takohemi e t’i diskutojmë emrat

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 16:31 Përditësuar në ora: 16:43 më 11.09.2026
Albin Kurti

Kurti: Çitaku votoi gjithnjë kundër propozimeve të LVV-së, duam emër tjetër

Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po e pret ta takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Kjo, për t’u marrë vesh se cilin deputet të partisë së këtij të fundit do ta votojë LVV-ja për nënkryetar të Kuvendit, meqë paraprakisht zgjedhja iu pamundësua Vlora Çitakut, për çka PDK e braktisi seancën.

Kurti: Çitaku votoi gjithnjë kundër propozimeve të LVV-së, duam emër tjetër

“Ju e dini që vitin e kaluar Çitaku pat kërkuar që Albulena Haxhiu të tërhiqet, sivjet që Feride Rushiti të tërhiqet, pardje e bojkotoi votimin e Haxhiut për kryetare të kuvendit dhe njëkohësisht ka paralajmëruar bojkotin edhe për presidentin. Kjo është që ne medoemos një deputet të PDK do ta votojmë për nënkryetar, dhe të LDK-së, mirëpo ju I dini aktgjykimet, nuk është e thënë që të jetë emri unik. Uroj që të jenë konstruktiv siç kemi qenë ne vitin e jaluar. Në një takim timin me Hamzën do ta sqaronim se cili deputet do të mund të votohej”, tha Kurti.

Kurti, tha se ky takim është në interesin e Hamzës, meqë sipas tij, është PDK-ja ajo që ka nevojë për votat e LVV-së për zgjedhjen e kandidatit të saj nënkryetar kuvendi, derisa partisë se tij edhe vota kundër i kryen punë për zgjedhjen e presidentit.

Kurti: PDK nuk e merr nënkryetarin pa votën tonë për, ne e zgjedhim presidentin edhe me votën kundër

“Besoj që PDK-ja nuk është dashur ta braktis procesin e konstituimit të Kuvendit, shpresoj që të vjen të dielën, në mënyrë që të bëjmë edhe këtë katër nënkryetarët e tjerë dhe të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit. Ritheksoj se duhet të evitojmë zgjedhjet e reja, që janë të panevojshme, të përsëritura e të kushtueshme dhe për këtë ma nevojitet marrëveshja politike. Më vjen keq që kryetari i PDK nuk është përgjigjur për takim, këtë e ka bërë publikisht, por unë mendoj që kemi nevojë për takim. PDK për ta zgjedhur nënkryetarin i nevojiten votat e VV. VV-së për të zgjedhur presidentin i nevojitet mungesa e bojkotit apo madje edhe vota kundër e PDK. Atyre ju nevojitet vota jonë për, neve na kryen punë edhe ajo kumdër”, tha Kurti.

Ani se doli gati I fundit nga ndërtesa e Kuvendit, Kurti nuk u përgjigj nëse do të marrë pjesë në marshin e të shtunës para vendimit final në Hagë. Pyetjes së njëjtë iu shmang edhe në mëngjes duke premtuar do të përgjigjej dikur më vonë gjatë ditës.

Pas dështimit të seancës, Kurti i bën thirrje Hamzës: Të takohemi e t’i diskutojmë emrat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar të Kuvendit, ndërsa ka kërkuar që emrat e kandidatëve të sqarohen në takimet ndërmjet partive.

Kurti ka thënë se deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, vitin e kaluar kishte kërkuar tërheqjen e Albulena Haxhiut, ndërsa sivjet kishte kërkuar tërheqjen e Feride Rushitit. Ai ka përmendur edhe bojkotimin e votimit për Haxhiun si kryetare të Kuvendit dhe paralajmërimin e Çitakut për bojkotimin e zgjedhjes së presidentit.

“Po e përsëris atë çfarë tashmë e ka thënë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e kjo është që ne medoemos një deputet të PDK-së do ta votojmë për nënkryetar të Kuvendit. Ne medoemos një deputet ose deputete të LDK-së do ta votojmë për nënkryetar të Kuvendit”, ka deklaruar Kurti.

Ai është shprehur se, bazuar në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, nuk është e domosdoshme që të votohet ekskluzivisht një emër i caktuar për këto pozita.

Kurti ka thënë se dëshiron të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për të diskutuar emrat e kandidatëve për nënkryetarë.

“Nuk kam dërgua ende ftesa. Unë po dua që të takohemi, të bisedojmë dhe aty t'i diskutojmë emrat”, ka thënë Kurti.

Ai e ka cilësuar si të keqardhshme braktisjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se sot ka pasur mundësi që procesi të përmbyllej.

“Është për t'u ardhë keq që kësaj radhe as nuk takohemi e sot kemi braktisje të procesit të konstituimit të Kuvendit”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, partitë më herët kishin kërkuar me urgjencë konstituimin e Kuvendit, ndërsa sot është humbur një mundësi për ta përmbyllur këtë proces.

“Ju e dini që më herët thoshin që e kanë me urgjencë, se duhet të hyjmë në seancë dhe të mos dalim prej aty derisa ta kemi të konstituar Kuvendin. Sot ishte shansi për një gjë të tillë, por u lëshua ky shans”, ka thënë ai.

Megjithatë, Kurti ka thënë se ende nuk është tepër vonë për të arritur një marrëveshje dhe për ta përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Nuk është tepër vonë, jemi vonë, por nuk është tepër vonë. Nëse e bëjmë këtë të dielën, megjithatë do të konsiderojmë që përgjithësisht e së bashku ishim të suksesshëm”, ka deklaruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat