Musliu: Koha është që Evropa ta dëgjojë me seriozitet zërin e shqiptarëve

Aktuale

Musliu: Koha është që Evropa ta dëgjojë me seriozitet zërin e shqiptarëve

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 20:10
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i cili u mbajt sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu tha se shqiptarët ndër vite kanë dëshmuar durim dhe përkushtim ndaj vlerave evropiane, por sipas saj, drejtësia dhe barazia duhet të jenë bazë e çdo partneriteti.

“Shqiptarët kanë dëshmuar ndër vite durim, përkushtim dhe besim në vlerat evropiane.

Por respekti, drejtësia dhe barazia janë themeli i çdo partneriteti të qëndrueshëm. Koha është që Evropa ta dëgjojë me seriozitet zërin e shqiptarëve dhe ta kuptojë peshën e durimit të tyre”, shkroi Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat