Komuna e Prishtinës u është drejtuar të gjitha shkollave të kryeqytetit me kërkesën që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës për çlirim dhe kontributit të çlirimtarëve për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Kjo kërkesë është komentuar edhe nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili përmes një postimi në Facebook ka thumbuar vendimin e Komunës së Prishtinës.
Krasniqi ka shkruar se pajtohet që ora e parë t’i kushtohet UÇK-së, por në mënyrë ironike ka propozuar që të mbahen dy orë mësimore.
“Ora dytë: Repriza e seancës parlamentare kur u votua Gjykata Speciale me 3 gusht 2015”, ka shkruar Krasniqi.
Postim i plotë:
Komuna e Prishtinës po thotë: Nesër ora e parë në shkolla të mbahet për UÇK-në. Pajtohem!. Jo një, por dy orë.
Ora parë për UÇK-në dhe Jasharajt
Ora dytë: Repriza e seancës parlamentare kur u votua Gjykata Speciale me 3 gusht 2015.