Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, duke u bërë thirrje gazetarëve dhe opinionit publik që ta lexojnë vendimin para se të komentojnë për të.
Mekuli ka theksuar se në aktgjykim bëhet dallim mes përgjegjësisë penale individuale të të akuzuarve dhe legjitimitetit të UÇK-së si organizatë.
Ai ka cituar pjesë të vendimit ku thuhet se çështja gjyqësore nuk lidhet me legjitimitetin e UÇK-së apo luftën e saj për pavarësinë e Kosovës.
Sipas Mekulit, aktgjykimi nuk duhet të paraqitet si vendim kundër gjithë UÇK-së, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po interpretohet vendimi në hapësirën publike.
Postimi i plotë:
Gazetarë, lexojeni aktgjykimin e Speciales para se ta helmoni popullin shqiptar
Pika 5 dhe pika 7 e aktgjykimit janë fort të qarta. Ato bëjnë një dallim juridik themelor: Citoj: "çështja gjyqësore lidhet me akuzat dhe përgjegjësinë penale individuale të të akuzuarve, jo me legjitimitetin e UÇK-së si organizatë apo me luftën e saj për çlirim."
E pra, kjo është edhe mënyra gjuhësore se si është përshkruar juridiksioni i Dhomave të Specializuara: përgjegjësia penale është personale dhe gjykata ka juridiksion mbi persona fizikë. (Lexo aktgjykimin!)
Shkojmë te pika 5
“Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur.”
Dhe më tej shkruan: “Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me krimet që, padyshim, forcat dhe paraushtarakët serbë kryen kundër shqiptarëve të Kosovës.” E qartë apo jo?
Pika 7 shkruan:
“Lidhur me këtë aspekt, përgjegjësia penale para Dhomave të Specializuara është vetëm personale.” dhe “Rrjedhimisht, Dhomat e Specializuara përballin me përgjegjësi penale persona, vetëm për krime që ata i kanë kryer individualisht.” E qartë, apo jo?
Pra, ju gazetarë të zjarrit e të korruptuar deri në fyt, lexojeni tekstin para se të flisni; një aktgjykim publik që flet për përgjegjësi penale individuale nuk mund të shitet si aktgjykim kundër gjithë institucionit të UÇK-së. Apo jo?
Të nderuar lexues,
Gazetari apo gazetarja që nuk e ka lexuar, ndoshta e ka lexuar por tybe as që e ka kuptuar këtë paragraf dhe, pastaj del e shpifë duke bërtitë, mule o milet se "u dënua UÇK-ja”, nuk po e informon publikun, por po e shtrembëron me qëllim kuptimin juridik të një vendimi gjyqësor.
Të jem i qartë: Kritika ndaj gjykatës është shumë e drejtë, dhe duhet kritkuar; fillimisht kush e sponzorizoj më 2014, kush i detyroj deputetët të votjnë për Specialen, dhe pse e bënë ATA këtë Gjykatë një-etnike e jo demokratike; Ama të shtrembërosh edhe aktgjykime të gjykatave, kjo nuk është gazetari; kjo është edhe vepër penale dhe manipulim i hapsirës publike shqiptare. Pikë!
Pizevenga