Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Asnjë verdikt nuk mund ta mohojë faktin se Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës”, ka shkruar Gashi.
Kryetari i BDI-së,Ali Ahmeti vendimjn e sotëm të gjykatës në Hagë ,e quajti të pa drejtë dhe thellësisht zhgënjyes.
Ahmeti bëri thirrje për maturi dhe unitet,dhe në asnjë moment ,sipas tij,nuk duhet kriju përçarje për ra njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
"Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin,Veselin dhe Selimin për një sërë krimesh të pretenduara gjatë vitit 1998 -1999.Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor,ashtu siç nuk u materialuzuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh", tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Vendimi i sotëm i Hagës për krerët e UÇK-së është zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës dhe gjithë kombin tonë.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti tha se dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është zhgënjyes dhe i padrejtë për popullin e Kosovës dhe të gjithë kombin.
Kurse,Bilall Kasami nga kjo parti , ka shprehur keqardhje për vendimin e Dhomave të Specializuar për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së ,duke e quajtur vendim të rëndë ndaj njerëzve që kanë dhënë kontribut për çlirimin e Kosovës.
Drejtuesit e VLEN-it përmes reagimeve të tyre në facebook kanë theksuar se beteja për drejtësi meriton dhe duhet të vazhdojë deri në fitoren e saj.