Reagim nga familja e Haki Imerit: Specialja vazhdon, pritet Apeli – përmendet edhe Grenelli

Aktuale

Reagim nga familja e Haki Imerit: Specialja vazhdon, pritet Apeli – përmendet edhe Grenelli

Nga: A.SH Më: 20 shtator 2026 Në ora: 13:37
Fotoilustrim

Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë dhe zhvillimet rreth ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një postim, familja ka pretenduar se Hashim Thaçi ishte bindur se Gjykata Speciale nuk do ta prekte, ndërsa ka kritikuar edhe angazhimet politike e mediatike kundër saj.

Sipas familjes Imeri, Gjykata Speciale nuk mund të “zhbëhet” dhe tash duhet të pritet vendimi i Apelit.

Postimi i plotë:

Miq

-Edi Rama i pat 'garantuar ' Hashim Thaçit se ai nuk do te preket nga DHSK, Gjykata speciale ..

-Me vone ia sollen edhe Richard Grenellin me flamurin e Serbise si perforcim kunder Gjykates Speciale , dhe faktikisht ai ishte faktori kryesor qe e inicioi dhe pershpejtoj arrestimin e Hashim Thaçit.

- Grenellit ne fushaten e tij iu bashkuan edhe shume 'politikane' e 'gazetar' per te sulmuar Dhomat e Speciale te Kosoves ne Hage..

-Por keto ishin iluzionet qe ushqyen Hashim Thaçin dhe ata qe u besuan.

-Pra Gjykata Speciale nuk zhbehet siç nuk u zhbe ne vitin 2017, pritni apelin sepse me keto budallaqe qe po beni po ia faturoni Thaçit gjith kaosin .

-Gjykata Speciale eshte Kosoves por trupat e saja jane te SHBA-BE-NATOS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat