Çitaku: Nëse VV voton Projektligjin për Specialen, PDK tërheq lëndët nga Kushtetuesja

Aktuale

Çitaku: Nëse VV voton Projektligjin për Specialen, PDK tërheq lëndët nga Kushtetuesja

Më: 21 shtator 2026 Në ora: 20:24
Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj është e gatshme t’i tërheqë lëndët e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Çitaku ka shkruar se një zotim i tillë publik nga VV-ja do të ishte kusht për tërheqjen e lëndëve nga Gjykata Kushtetuese.

 Postimi i plotë:

Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat