“A ka rrjedhur informacioni te Rama?”/ Gjinovci ‘shpërthen’ pas arrestimit të shefes së SHISH-it: Rikthen të kaluarën e saj në AKI

Aktuale

“A ka rrjedhur informacioni te Rama?”/ Gjinovci ‘shpërthen’ pas arrestimit të shefes së SHISH-it: Rikthen të kaluarën e saj në AKI

Nga: A.M. Më: 22 shtator 2026 Në ora: 09:31
Vlora Hyseni

Vendimi i SPAK-ut për vendosjen në arrest shtëpie dhe pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, ka nxitur reagime edhe në Kosovë.

Për këtë rast, ka reaguar edhe Rron Gjinovci, i cili ka rikthyer në vëmendje të kaluarën e Hysenit në institucionet e sigurisë së Kosovës dhe kalimin e saj në Shqipëri, ku fillimisht shërbeu si këshilltare e kryeministrit Edi Rama për sigurinë kombëtare dhe më pas u emërua në krye të SHISH-it.

Gjinovci ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë trajtuar kalimin e një ish-zyrtareje të lartë të inteligjencës kosovare në strukturat e sigurisë së Shqipërisë, duke pretenduar se rasti duhet të kishte nxitur verifikime institucionale në Kosovë. Në reagimin e tij në Facebook, ai shtron edhe çështjen e mundshme të rrjedhjes së informacioneve dhe kritikon institucionet kosovare për mungesë të veprimit, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Vlora Hyseni, drejtoreshë e Shërbimit Inofrmativ Shqiptar, u vendos në arrest shpie nga SPAK-u dhe u pezullu prej detyrës.

Vlora Hyseni ka punu për AKI para se me vazhdu punën në Shqipni ku befasisht kap majat e strukturave të sigurisë atje. Ka qenë rreth dy vjet këshilltare e Edi Ramës për siguri kombëtare, para se Rama me e propozu në vitin 2023 për drejtuese të shërbimit inteligjent të Shqipnisë.

Në rrethana normale ajo është dashtë me qenë nën hetim nga institucionet kosovare për mundësinë e rrjedhjes së informacioneve te Edi Rama, por te na s'ka shtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat