Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Aktuale

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2026 Në ora: 18:07
Donika Gërvalla

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla ka thënë se aktgjykimi i plotë pritet të publikohet së shpejti, ndërsa ka kritikuar ata që, sipas saj, e kanë etiketuar dhe kanë përsëritur deklarata që ajo i konsideron të pavërteta.

“Aktgjykimi i plotë do të vijë shpejt. E kam një shpresë, ata që kanë bërtitur më shumë në këtë lëmi, ata që më së shumti më kanë etiketuar, të paktën para pasqyrës të skuqen që nuk kanë dëgjuar faktet, por kanë zgjedhur t’i përsërisin gënjeshtrat që i kanë vënë vet në qarkullim”, ka deklaruar Gërvalla.

Pas reagimit të saj ka reaguar edhe ish-ushtaraku Hafi Hoxha, i cili ka shprehur mbështetje për ministren.

“KURRË nuk kam besuar as nuk besoi se Donika e Gërvallëve mundet të jetë kundër interesave shqiptare-kombëtare!”, ka shkruar Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat