​Mbrojtja e viktimave të dhunës familjere, trajnohen 42 profesionistë

Aktuale

​Mbrojtja e viktimave të dhunës familjere, trajnohen 42 profesionistë

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 14:35
Fotoilustrim

Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare me mbështetjen e Këshillit të Evropës Zyra në Prishtinë, organizoi sot sesione informuese mbi Standardet për shërbime sociale për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje”.

Me këtë rast, 42 profesionistë të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale dhe strehimoret e viktimave të dhunës në familje u informuan mbi zbatimin efektiv të standardeve, raporton KosovaPress.

Standardet mundësojnë qëndrueshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e viktimave, duke ofruar një listë kontrolli të cilësisë në ofrim të shërbimit.

Zbatimi i standardeve kontribuon në forcimin e një qasjeje me viktimën në qendër, duke siguruar shërbime të koordinuara, të sigurta dhe të përshtatura me nevojat e secilës viktimë, me synim mbrojtjen e dinjitetit, sigurisë, të drejtave dhe mirëqenies së viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat