“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja”, Osmani godet pushtetin pas këngëve nacionaliste serbe në Bruksel

Aktuale

“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja”, Osmani godet pushtetin pas këngëve nacionaliste serbe në Bruksel

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 11:12
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas interpretimit të këngëve nacionaliste serbe në një organizim të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Kosova nuk ishte e ftuar. Ajo ka kritikuar organizatorët e forumit, duke kërkuar që të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për atë që e cilëson si akt të papranueshëm.

Osmani ka drejtuar kritika edhe ndaj pushtetit, duke paralajmëruar se largimi i aleatëve ndërkombëtarë ka pasoja që, sipas saj, nuk i paguan qeveria, por Kosova, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Aleatët nuk i largon dot pa pasoja.

Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin.

Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova.

Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda.

Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat