Amina Nuraj mbron Kurtin: Pse qeveritë e kaluara nuk e shkëputën varësinë energjetike nga Serbia

Aktuale

Amina Nuraj mbron Kurtin: Pse qeveritë e kaluara nuk e shkëputën varësinë energjetike nga Serbia

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 08:36
Amina Nuraj dhe Albin Kurti

Amina Nuraj ka reaguar ndaj kritikave për punën e kryeministrit Albin Kurti, duke përmendur si një nga arritjet e qeverisë shkëputjen e Kosovës nga blloku i përbashkët rregullues energjetik me Serbinë.

Në një postim, Nuraj ka rikujtuar se më 14 dhjetor 2020 Kosova nisi funksionimin si zonë e pavarur energjetike në kuadër të bllokut Kosovë–Shqipëri

Ajo ka kritikuar partitë që kanë qeverisur për gati 20 vjet, duke pyetur pse nuk e ndërmorën më herët këtë hap.

Nuraj ka theksuar se kritikat ndaj qeverisë janë të drejta, por mohimi i arritjeve dhe i fakteve nuk përbën objektivitet.

Postimi i Nurajt i plotë:

Vallahi, nganjëherë për veten nuk mundem pa folur, sepse padrejtësia që po më bëhet nga njerëzit tashmë është bërë e tepërt.

Albin Kurti ka ardhur për herë të parë në krye të Qeverisë si kryeministër më 3 shkurt 2020.

Deri më 13 dhjetor 2020, Kosova ishte pjesë e bllokut rregullues energjetik me Serbinë dhe mund të merrte energji përmes këtij sistemi.

Më 14 dhjetor 2020, Kosova filloi funksionimin si zonë e pavarur energjetike, në kuadër të bllokut Kosovë–Shqipëri. Serbia humbi mundësinë për ta shfrytëzuar komercialisht kapacitetin e linjave ndërkufitare të Kosovës.

E tani,vazhdoni të thoni se Albini është i keq dhe se nuk ka bërë asgjë!

Po partitë e tjera, që e kanë udhëhequr këtë shtet për gati 20 vjet, ku kanë qenë? Pse nuk e ndërmorën këtë hap më herët? Pse nuk e shkëputën këtë varësi nga Serbia?

Pse, bre, nuk lexoni, nuk informoheni dhe nuk përpiqeni ta edukoni veten, por gjithçka e kuptoni vetëm ashtu siç ju përshtatet juve?

Para se të kritikoni, lexoni, informohuni dhe kuptoni faktet. Nuk mund ta gjykoni një qeveri duke ia mohuar gjithçka që ka arritur, vetëm sepse nuk përputhet me bindjet tuaja politike.

Kritika është e drejtë, por mohimi i fakteve nuk është as drejtësi, as objektivitet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat