Në konkursin për drejtor të Policisë së Kosovës kanë konkurruar gjashtë kandidatë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Këtë post e mbante Gazmend Hoxha deri në dorëheqjen e tij pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Konkursi ishte i hapur nga 5 deri më 19 nëntor 2026.
“Brenda këtij afati kanë aplikuar gjithsej gjashtë (6) kandidatë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi”, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës aktualisht është Fehmi Hoti.