Kopenhagen, alpinistët ngjiten 85 m në kërkim të adrenalinës

Alpinizem

Kopenhagen, alpinistët ngjiten 85 m në kërkim të adrenalinës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 00:44
Ky është muri më i lartë i ngjitjes në botë

Muri artificial më i lartë në botë ndodhet në Kopengahen dhe është një nga atraksionet kryesore për alpinistët.  I ndërtuar në një fabrikë energjie, muri 85 m i lartë ofron një eksperiencë të jashtëzkonshme në sportet ekstreme.

Ky është muri më i lartë i ngjitjes në botë, dhe padyshim më “I jashtëzakonshmi”, me një lartësi prej 85 metrash dhe që ofron një pamje befasuese të kryeqytetit danez, Kopenhhagen.  I projektuar dhe realizuar në CopenHill, një fabrikë energjie, muri artificial është një atraksion për kërkuesit e adrenalinës. Ai ka pesë rrugë me vështirësi të ndryshme, secila e zbërthyer në katër fusha prej 20 metrash.

“Teksa ngjitesh në këtë mur artificial, të pushton një ndjenjë të frikshme për shkak të ekspozimit, por është vërtet e jashtëzakonshme të ngjitesh në mur dhe gradualisht mund të shohësh gjithnjë e më shumë Kopenhagenin, mund të shohësh çatitë dhe kullat e qytetit” tha alpinisti 60-vjeçar, Morten Nielsen,.

Ndërsa Lotte Hansen, një lapiniste 48-vjeçare u shpreh: “Unë gjithë jetën kam ngjitur male, por mendoj se kjo është ndryshe sepse duket sikur ngjitesh në dritare dhe për të qenë e sinqertë isha shumë e frikësuar herën e parë “.

Muri artificial u krijua nga kompania proejktuese “Walltopia” për të pasur një estetikë moderne që të përputhej me ndërtesën futuriste, ndërsa gjithashtu imitonte përvojën e ngjitjes në natyrë me karakteristika si kulmet, çarjet dhe parvazet Qëllimi ishte të krijohej një pamje që përputhet me arkitekturën mbresëlënëse të ndërtesave dhe që ofron një përvojë unike në sportet ekstreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat