Bukuri dhe aktivitete pa fund, në bjeshkët e Istogut

Alpinizem

Bukuri dhe aktivitete pa fund, në bjeshkët e Istogut

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:29
Bukuri dhe aktivitete pa fund, në bjeshkët e Istogut

Bjeshkët e Istogut janë panoramë në vete apo secili vizitor e ndjen në shpirt këtë bukuri përrallore. 

Pamje mahnitëse në të gjitha anët.  

Bukuri dhe aktivitete pa fund, në bjeshkët e Istogut, e kush tjetër i organizon aktivitetet, pos Klubi Alpin Podgur.

Image

Bjeshkë të bukura, që besa të rrethuara edhe me pisha, ajo që i bën edhe më atraktive bjeshkët, me borë në lartësi apo është një dimër i vërtetë, ndërsa rrafshi frymon me gjelbërim, një pamje e stinës së pranverës!

Image

Për syrin e vizitorit është një atraksion në vete. 

Bjeshkatarët dhe alpinistët, vazhdimisht vizitojnë këto bjeshkë, sa të ashpra aq edhe të ëmbla, që secilit i japin emocione të pafund.

Image

“Ejani dhe provoni dimrin në Bjeshkët e Istogut me shpatuke bore!

Image

Në bjeshkët tona gjeni shtegun më të përshtatshëm për shpatuke bore për ju dhe miqtë tuaj. Qoftë nëpër pyje, përgjatë një shtegu panoramik apo nëpër kreshtat me dëborë.

Shijoni pamjet dhe provoni se si është të ecësh në këto shpatuke bore. 

Image

Ecja është e përshtatshëm dhe argëtuese për ta eksploruar natyrën gjatë sezonit të dimrit.

Image

Ecja i ka të gjitha. E thjeshtë dhe e natyrshme, “Ecni për të qenë të shëndetshëm, ecni për të qenë të lumtur””, shkruan në faqen e klubit Alpin Podgur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat