Disa tifozë të Liverpoolit bëjnë histori

Alpinizem

Disa tifozë të Liverpoolit bëjnë histori

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:53
Disa tifozë të Liverpoolit bëjnë histori

Disa tifozë të Liverpoolit bëjnë histori!

Disa persona nga Nepali, që janë pjesë të grupit zyrtarë të fansave të Liverpool-it kanë hyrë në histori, pasi që kanë ngjitur pikën e dytë më të lartë në botë K2 që ka 8.611 metra lartësi mbidetare.

Ky grup është i pari në histori që ka ngjitur K2 në stinën e dimrit, duke e bërë ekspeditën akoma më të vështirë, pasi që konsiderohet të jetë terren më i vështirë se pika më e lartë në botë Mount Everest.

Vlen të përmendet që këta tifozë kishin sjellë me vete një fanellë të Liverpool-it së bashku me dy flamuj të shtetit të tyre, Nepalit, për të treguar dashurinë dhe përkrahjen që kanë ndaj gjigantit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat