Ngjitja në majën Bardaleva 2336 metra 

Alpinizem

Ngjitja në majën Bardaleva 2336 metra 

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:11
Ngjitja në majën Bardaleva 2336 metra 

Këtë të diele duke filluar në orën 07:00 në Prishtinë dhe 09:00 në Prizren, “Hikingnjeri” organizon ecjen në Sharrin e Brodit në Dragash.

“Në plan është ngjitja në majën Bardaleva 2336 metra, e cila gjendet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë.

Gjatësia e ecjes është 17 kilometra (lartë dhe poshtë) nëpër shteg mbi bari.

Bardaleva, pjesë e bjeshkës së madhe Gjini Beg dhe gjendet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë veriore dhe nga aty do të keni mundësi ta shihni pjesën më të madhe të Sharrit jugor në te dyja anët e kufirit, Korabin, Radikën e Hajredin Pashës, Majën e Titos, Trapeznicën, Qelepinën etj.

Momentalisht natyra në Brod është me përplot florë dhe faunë!”, shkruan mes të tjera në faqen e “Hikingnjeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat