Sot, “Gazeta e alpeve”, u ngjit në Zugspitze, në maje malin më të lartë të Gjermanisë

Alpinizem

Sot, “Gazeta e alpeve”, u ngjit në Zugspitze, në maje malin më të lartë të Gjermanisë

Nga: Ramiz LUSHAJ Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Krejt e vecantë. Sot, ora 10.00 AM, të të shtunes të 2 tetorit 2021, “Gazeta e Alpeve”, që botohet në metropolin Tiranë (Shqipëri), e vetmja gazetë shqiptare print që shpërndahet në të gjitha rajonet e Kosovës, në të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi etj;, mbrrini në majemalin më të lartë të Gjermanisë, në Zugspitze, 2.962 m. (9.718 ft) lartësi mbiedetare, prej ku shihen me sy të lirë në hapësirë ajërore 400 maje të larta në Alpet Bavareze e ato Austriake me bukuri e madhështi të tyre, të cilat i joshin turistë, skiatorë, alpinistë.

-Moti ishte i ftohtë, me mjergull të dendur dhe erë të fortë, derisa në 300 metrat e fundit kishte akull të lagët, me një fjalë ngjitja ishte e rrezikshme, kur mbrritem me koleksionin e “Gazeta e Alpeve” në Zugspitze, malin më të lartë të Gjermanisë,- thotë kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve” në Gjermani, Maxhun Smajli i Kosovës, i gjeneratës së parë të gazetarisë kosovare, reporter i Luftës së fundit të Kosovës, njeri i sakrificave, i sfidave, i sukseseve, që ia mbushin jetën, begatojnë kohën, nderojnë shoqërinë, ia lartësojnë të ardhmen. Miqtë e tij, vendbanimet e tij, bashkëkohësia e tij e vlerësojnë e nderojnë për punën, kontributet, arritjet e tij.

“Gazeta e Alpeve”, e para gazetë shqiptare që mbrrin aty me peligranazhin e saj, e vetpërcaktuar në misionin e saj për të kapur këtë lartësi alpine përgjatë kësaj vjeshte, në prag të “Takimit të Shkodres, 23 tetor 2021”, u mirëprit nga turiztë, alpinistë e skiatorë në majemalin Zugspitze. Dy alpinistë gjermanë kërkojnë të bëjnë foto me “Gazeta e Alpeve”, që ta kenë kujtim të jetës së tyre. Edhe të tjerë e shfletojnë me interes gazetën shqiptare, “Gazeta e Alpeve”, paçka se nuk dijnë as të flasin dhe as të lexojnë shqip. Duket se në këto lartësi alpine të Zugspitze, siç bashkohen në maje të malit gjermanët e austriakët ndërveti për një fjalë, kafe apo sporte, edhe Gazeta e Alpeve Shqiptare takohet me Alpet Gjermanike. Kjo për faktin se majemalet alpine flasin ndërveti me simbolet e kodet e tyre të përbotshme.

“Gazeta e Alpeve” ndaloi edhe në kishën më ta lartë të Gjermani, në lartësi të malit të lartë Zugspitze, ku do të qëndrojnë pranë Shënjtorit të kësaj kishe të moçme gjermane, për të marrë bekimin e Zotit, të kishës e shenjtorit të saj, për të pasë jetëgjatësi e cilësi, për t’iu shërbyer sa ma shumë e sa ma mirë njerëzve e vendbanimeve të tyre në Alpet Shqiptare.

Në vitin e ardhshëm po mendohet që “Gazeta e Alpeve” të ngjitet në malin më të lartë të Alpeve, në Mali i Bardhë (Mont Blank) me 4.810 m. lartësi mbidetare. E ndoshta, në vitin që po vjen, “Gazeta e Alpeve”, së bashku me Flamurin Kombëtar Shqiptar, Flamurin Dardan e shumçka tjetër, ka me mbrri edhe në majemalin më ta lartë të botës, në Everest, në lartësi 8.848 metra mbi nivelin e detit. “Gazeta e Alpeve” e ka për detyrë, vlerësim e nder të jetë në majemalet e lartë alpine e të botës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat