Maja e Lubotenit 

Alpinizem

Maja e Lubotenit 

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 18:26
Maja e Lubotenit 

Klubi Alpin Prishtina fton që t’i bashkohen në ecjen e radhës në Majën e Lubotenit.

Kjo ngjitje do të zhvillohet këtë të diel.

“Kjo ftesë vlen për gjithë entuziastët e natyrës dhe sportit, si dhe për gjithë të interesuarit tjerë që nuk e kanë patur rastin ta ngjesin Lubotenin në kushte verore.

Duhet ta theksojmë se ka ecje dhe ngjitje të konsiderueshme, por edhe ka pamje të mrekullueshme prandaj ia vlen çdo hap.

Gjithashtu, gjatë rrugëtimit me autobus do të furnizohemi me sasi të nevojshme të ujit dhe ushqime shtesë”, - njofton mes të tjera Klubi Alpin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat