Starton Kosova në ditën e tretë të Kampionatit Botëror të Skyrunning në Itali

Alpinizem

Starton Kosova në ditën e tretë të Kampionatit Botëror të Skyrunning në Itali

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:36
Starton Kosova në ditën e tretë të Kampionatit Botëror

Garuesit e Kosovës po garojnë me sukses në Kampionatit Botëror të Skyrunning të Italisë. 

Sot ka garuar Erzen Zyberaj në mesin e yjeve të botës përkatësisht në disiplinën Sky 31 kilometra e gjatë dhe 2600 metra ngjitje.

“Starton Kosova në ditën e tretë të Kampionatit Botëror të Skyrunning në Itali përmes vrapuesit Erzen Zyberaj në mesin e yjeve botërore të Skyrunning. 

Edis Krusha me përfaqësuesen tonë janë aty për çdo nevojë e mbështetje”, bëhet e ditur nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK).

Duhet theksuar se në ditën e dytë të Kampionatit Botëror, disiplinën Skyultra e dominuan Italia dhe Spanja. Garuesi ynë i dytë Uran Ahmeti, pas një lëndimi gjatë vrapimit, u detyrua ta ndërpresë garën.

Pardje Edis Krusha e përfundoi me sukses garën, Vertical – Rampigada Vertical: 3.8 km e gjatë me 1,063 metra ngjitje vertikale në në Ossola të Italisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat