Maja e Skarpës 

Alpinizem

Maja e Skarpës 

Më: 28 janar 2023 Në ora: 12:04
Maja e Skarpës 

Këtë të diele (29 janar) organizohet ngjitja në Majën e Skarpës dhe Liqenin e saj të ngrirë në bjeshkën e Opojës 2474 metra.

“Kjo maje gjendet në Sharrin e Dragashit, mbi fshatrat Blaq, Bresanë dhe Zaplluxhë.

Qëllimi është fillimisht të arrihet maja e Skarpës 2474 mlm ndërsa më pas varësisht prej motit ata që kanë dëshirë dhe mundësi, mund të zbresin deri te liqenet në anën tjetër të majës, të shoqëruar nga guidat tona.

Gjatësia totale e ecjes është rreth 14 km (ngjitje dhe zbritje) dhe konsiderohet në kategorinë e ecjeve te lehta/mesatare

Gjatë kësaj ecje, rrethohemi nga pamje fantastike nga ku shihet komplet Opoja dhe bjeshkët e saj Vërtopi, Karanikolla, Maja e Begut, Gurin e Zi të Opojës, Koritnikun, e Pashtrikun”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Club”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat