Shpellat e Kusarit dhe Maja e Kunorës

Alpinizem

Shpellat e Kusarit dhe Maja e Kunorës

Më: 15 mars 2023 Në ora: 14:06
Pamje nga Shpellat e Kusarit

Super aventura e radhës, Shpella e Kusarit dhe Maja e Kunorave, njofton faqja e “Kosova Hiking Club”.

“Këtë të diele ‘Kosova Hiking Club’ ju fton të bashkangjiteni në një ditë shumë atraktive, vizitë tek Shpella e Kusarit dhe më pas ngjitje tek ‘Maja e Kunorave’.

Shpella e Kusarit gjendet në një terren malor të shkëmbinjve karstikë, rrëzë maleve të Pashtrikut. 

Karakterizohet me mure të larta shkëmbore me një hyrje natyrore në shkëmb dhe dy ambienteve shkëmbore, të cilat e bëjnë shumë të veçantë.

Pas vizitës në shpella, do të vazhdojmë ecjen në shtegun e ‘Majes së Kunorave’, e cila ka karakter të lehtë.

Gjatë rrugës kalojmë nëpërmjet pikës së parë ’Stanet e Golajve’ gjatësia e së cilës është 10 kilometra dhe ka një pamje fantastike, fillestarët mund të qëndrojnë në këtë pikë përderisa personat me më shumë eksperiencë vazhdojmë rreth dy orë më shumë për në Majen e Kunorave”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Club”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat