Malësia e Kamenicës 

Alpinizem

Malësia e Kamenicës 

Më: 19 maj 2023 Në ora: 14:38
Malësia e Kamenicës 

Pas disa muajve pushimi këtë të shtunë “Hikingnjeri” rikthehet në aksion dhe organizon ecjen në natyrën përrallore të malësisë së Kamenicës.

“Pasi nëpër bjeshkë të larta të Kosovës ende ka borë me shumicë, Malësia e Kamenicës ofron kënaqësi të madhe për ata që duan ta shijojnë pranverën e mirëfillte me shumë natyrë dhe pa borë.

Në plan kemi ecjen e shtigjeve të shumta në rrethinën e fshatrave Feriqevë, Gmicë, Tuxhefc, Bratillovc etj.

Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë dhe zgjatë rreth 12 km komplet (lartë / poshtë).

Këtë të shtunë parashikimi tregon se moti do të jetë me diell andaj do të jetë perfekte për shëndet, kënaqësi, fotografi dhe shoqëri”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat