Alpinistja e famshme, Uta Ibrahimi, sërish e ka bërë krenare shtetin e Kosovës.
Uta është në majën më të lartë në botë, 8.000.
Ky sukses i madh i alpinistes është përgëzuar e uruar nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës.

“Nga Kosova në Majat e Botës – Uta Ibrahimi shkruan histori!
Me vendosmëri të palëkundur, me një qëllim të thellë dhe me zemër plot guxim, Uta Ibrahimi sapo ka përmbyllur njërën nga sfidat më të mëdha në historinë e alpinizmit: ngjitjen e 14 majave më të larta në botë, secila mbi 8000 metra lartësi.
Ajo bëhet kështu ndër gratë e pakta në botë, dhe shqiptarja e parë, si dhe personi i parë nga Kosova, që arrin këtë sukses madhështor.
Ky ishte një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë. Uta u përball me stuhi të rrezikshme, ajër të hollë, terrene ekstreme dhe muaj të tërë sfidash larg shtëpisë. Por ajo nuk u dorëzua — as kur ishte ftohtë, as kur ishte e pjerrët, as kur ishte vetëm. Ajo ngjiti çdo majë me shpirt, me vizion dhe me flamurin e Kosovës mbi supe.
Sot, ne nuk festojmë vetëm forcën dhe suksesin e saj — por edhe mesazhin e saj për gjithë botën: ëndrrat nuk kanë kufij.
Nga luginat dhe malet e Kosovës në majat më të larta të Tokës — urime, Uta”, urohet nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës.