Sportistja e njohur gjendet e vdekur në malet me lartësi 5700 metra

Alpinizem

Sportistja e njohur gjendet e vdekur në malet me lartësi 5700 metra

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2025 Në ora: 15:48
Laura Dahlmeier

Ish-biatlonistja gjermane Laura Dahlmeier ka vdekur në një aksident gjatë ngjitjes në male. 

“Ish-biatlonistja gjermane Laura Dahlmeier ka vdekur në një aksident në malet e Pakistanit. 

Ajo ishte 31 vjeçe. 

Menaxhmenti i saj ka bërë të ditur vdekjen e saj.

Aksidenti ndodhi më 28 korrik në malet pakistaneze Karakoram.

Siç e konfirmoi fillimisht menaxhmenti i saj për mediat gjermane Dahlmeier po ngjitej në stilin alpin me një litar "kur u goditën nga një rrëzim shkëmbinjsh. 

Aksidenti ndodhi në një lartësi prej afërsisht 5,700 metrash”, shkruan mes të tjera medium i zviceran “Blick”.

""Kampionia e dyfishtë olimpike Laura Dahlmeier ndërron jetë pas një aksidenti në alpinizëm në Pakistan

Dy herë kampionia olimpike dhe shtatë herë kampionia botërore në biatlon pësoi një aksident në malet Karakoram.

Vendndodhja e largët e aksidentit ua bëri të pamundur ekipeve të shpëtimit shpëtimin e krijueses së historisë olimpike dhe alpinistes me përvojë", shkruan në faqen e "Olympics".

"Atletja gjermane ishte në një udhëtim në malet Karakoram në Pakistan kur pësoi lëndime të rënda në një aksident.

Një alpiniste me përvojë dhe e çertifikuar, Dahlmeier u kap në një rrëzim shkëmbinjsh rreth mesditës më 28 korrik në një lartësi prej afërsisht 5,700 metrash, sipas menaxhimit të saj", shkruan më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat