Flamuri i Sh.B. Gjeravicës në majën më të lartë të Turqisë, Ararat 5137 m lmd!
Ekspedita ka filluar më 9 gusht.
“Në ditën e parë kemi bërë ngjitjen në kampin e parë 3200 m.
Dita e dytë i është kushtuar aklimatizimit: ngjitje deri në 4200 m dhe zbritje në kampin e parë.
Dje, më datë 11 gusht, jemi ngjitur deri në 4500 metra për aklimatizim dhe kemi fjetur në kampin e dytë 4200 metra.
Sot, në orën 1:30 të mëngjesit, jemi nisur për në majë. Majën e arritëm në orën 5:25 të mëngjesit.
Deri në 5000 metra gjithçka ka shkuar shumë mirë, ku kemi pasur edhe pamje të majës.
Nga momenti që kemi ndaluar për të vendosur kthetrat, na përfshiu mjegulla dhe një erë 30–40 km/h.
Me pak vështirësi për shkak të kushteve klimatike, por me shumë energji nga grupi dhe pa probleme shëndetësore, i gjithë grupi i përbërë nga Donika Matoshi, Besnik Krelani, Elisabeth Austria, Agron Iberdemaj dhe Kastriot Kadriaj arritëm të ngjitemi deri në majë”, - njofton Shoqata Bjeshkatare Gjeravica.