Pas një dite të mrekullueshme në Brezovicë, këtë të diele me 24 gusht duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen në një ndër bjeshkët më të bukura të Kosovës, Bjeshkën e Tropojës midis Kosovës dhe Shqipërisë, me liqenin e saj në Junik!
Kjo ecje do të organizohet për 2 dëshira:
1. Deri te Liqeni i Tropojës, ku bjeshkatarët do të pushojnë ose notojnë në liqenin e kthjellët të Tropojës ne Junik, KS
2. Deri te Maja e Ramë Arucit 2358m (extra 1km ose 20 min një drejtim) ne kufi midis KS dhe AL.
Nga majet do të shihni pamje spektakolare 360 shkallëshe.