Heroi i Reçakut Ambasadori William Walker

Amerika

Heroi i Reçakut Ambasadori William Walker

Nga: Beqir SINA – New York Më: 15 janar 2019 Në ora: 06:53
William Walker

NEW YORK : Dita e sotme shënon 20 – vjetorin e një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës. Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, këtë ngjarje, me të parë në cilësinë e vezhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar pamëdyshje si një “krim kundër njerëzimit”.

Masakra e Reçakut – më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën – që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s.

Kosova, e lirë dhe e pavarur - shteti i më i ri në botë i njohur nga 115 shtete përfshirë shtet më të fuqishme të botës, SHBA, France, Gjermani, Angli, Itali dhe Japoni sot po e kremton me pietete këtë ngjarje, duke mbajtur ceremoni të ndryshme përkujtimore në nder të viktimave të pafajshme.

Sot, njofton Bota sot, nga Prishtina përkujtohet sakrifica e Reçakut, dhe nderohet lart figura e atij që e denacoi i pari dhe ndërkombëtarisht maskrën Ambasdori William Walker.

Ish - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga duke folur në akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut ka thënë se “Reçaku shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën duke shënuar bindjen e bashkësisë ndërkombëtare që ndërhyrja është e domosdoshme.”

Sipas saj “Reçaku është fundi i një historie të dhunës dhe dëshmon sakrificën e madhe të gjeneratave të tëra, dhe se Reçaku, është gurthemeli i shtetit të Kosovës dhe fundi i një epoke të rëndë hegjemoniste.”

Po ashtu ish Presidentja  duke përshëndetur ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker ka thënë se Reçaku po ashtu është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme me SHBA-të dhe një lidhje e fuqishme me Bashkimin Evropian.

Presidenti Kosovës Hashim Thaqi - Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, liderit e Kosovës kanë për të nderuar sot viktimat e Reçakut.

Dy vjet më parë në nderim të kësaj ngjarje që tronditi botën Kosova bëri zbulimin e bustit të William Walker, i cili ishte bërë faktor që masakra e Reçakut të marrë vëmendjen ndërkombëtare.

Kjo masakër ishte cilësuar nga Walker pa asnjë dyshim si krim kundër njerëzimit.

Walker i cili atë ditë përurimi të shatores së tij në Reçak ka qenë i pranishëm dhe është shprehur i lumtur se kjo masakër kujtohet në këtë mënyrë në të gjithë Kosovën

“Jam shumë i lumtur t’i shoh shumë njerëz këtu. Nuk e dija sa mirë përkujtohej Reqaku, por e di se ai e përkujton, unë e përkujtoj, por të shohësh kaq shumë fëmijë dhe njerëz këtu është shumë mbreslënëse dhe jam shumë i inkurajuar nga kjo”, tha Walker dy vjet më parë.

Në përkujtim të asaj ngjarje për çdo vjet mbahet edhe nji akademi përkujtimore që  në Shtime, në të cilën marrin pjesë edhe krerë tjerë të shtetit, familjarë të dëshmorëve dhe personalitete tjera.

Duke kujtuar maskrën që çoi SHBA ,  Naton e aletatët e saj dy muaj më pas në bombardimet 78 ditore kundra Serbisë e caqeve ushtarake edhe shqiptarët e Amerikës sidomos ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku sot e kujtojnë me nderime heroin e Reçakut – Ambasadorin William Walker

Shqiptarët e Amerikës, sidomos ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, me luftëtar djemt e vajzat shqiptare nga nga Shtetet e Bashkuara e kan kujtuar për çdo vjet këtë ngjarje – me mikun e tyre të madh ish-Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kombeve të Bashkuara .

 Heroi i Reçakut, miku i madh i shqiptarëve Ish-Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, me këtë rast merr qindra mesazhe nga miqt e tij këtu në SHBA të cilët e përkujtojnë me dhimbje,  Masakrën e Reçakut. 

 

Ata thonë se Perkujtojnë dhe dhimbje të madhe 45 dëshmorët e 15 janarit 1999, ditën kur rregjimi anti-shqiptar serbo-sllallvë në emër të urrejtjes masakroi 45 njerëz të pambrojtur dhe pafajshëm, mes tyre fëmijë, gra dhe pleq, vetëm e vetëm se kishin bërë një faj – që ishin shqiptarë.

Ish Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, është nga radha e atyre miqve të shqiptarëve, i cili vjen nga sferat më të larta të politikës së SHBA-ës.

Ambasdori Walker, ka qenë dhe mbetet besnik i mbështetjes së plotë për lirinë e pavarësinë e Kosovës zhvillimin e saj dhe anëtarsimin në Kombet e Bashkuara.

Sepse ai është një ndër ata, i cili është shprehur zyrtarisht se: “Nuk kam asnjë besim se udhëheqja aktuale serbe ka nxjerrë mësimet e duhura nga koha e Millosheviçit. Nëse ata(sërbët) kërkojnë që një popull t’i përkasë shtetit të tyre, atëherë ata të mos bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta poshtëruar, për ta shtypur dhe për ta çrrënjosur nga faqja e dheut atë popull”.

Për mendimin e ish Ambasadorit Uilliam Uokër (William Walker), thuhet se çdo përpjekje e bashkësisë ndërkombëtare për ta rilidhur Kosovën me Serbinë, sado të dobëta të jenë këto lidhje, pavarësisht çdo gjëje që nuk është më, pavarësisht zgjerimit të ndryshimeve në Sërbi, ajo nuk ka asnjë shans për sukses nëse nuk njeh Kosovën dhe të ndryshojë qëndrim ndaj saj  Duke e parë Kosovën si shtet fqinjë - Shtet të pavarur – sovran dhe aspirante e bashkësisë ndërkombëtare dhe aspiron për tu bërë anëtare e familjes së madhe europiane BE dhe Aleancës Veriatlantike NATO-s.

Stuhia e Zjarrtë që erdhi pas Raçakut

Duke deklaruar skenën në Raçak «si skena më e tmerrshme» që ai kishte parë ndonjëhere, William Walker, shefi i Misionit Nderkombëtar të Verifikimit në Kosovë, mund të ketë menduar se ai po bënte një gjykim të drejtpërdrejtë dhe njerëzor të një realiteti të ashpër. Në atë kohë, duke ju folur gazetarëve në 16 Janar, ai ishte duke qëndruar përpara një grupi prej më se 20 trupash në një luginë të ngushtë. Ku mbi 45 trupa u gjenden mbi një kodër në këtë fshat të vogël në pjesën jugore të Kosovës, në mes tyre 3 gra, një fëmijë 12 vjeçar dhe trupi i një plaku 80-vjeçar.

Më 15 janar 1999, forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, 25 km në jug të Prishtinës.Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Wiilliam Walker pasi vizitoi vendin ku u bë masakra, tha se ajo që kishte parë ishte ngjarja më trishtuese në jetën e tij. Zoti Walker e cilësoi këtë ndodhi si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Në këtë masakër të forcave serbe u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë. Viktimat e asaj masakre, tronditën botën. Për shkak të deklaratave të tij, që nxitën më pasë reagimin ndërkombëtar për të ndalur dhunën ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, ish- qeveria e asaj që ashtuquhej atëhere “Jugosllavi”, e cila u shkërrmoq, e shpalli zotin Walker “person non grata”.

Pas rreth dy muajsh, nga masakra e Reçakut, NATO filloi sulmet ajrore kundër caqeve serbe që zgjatën 78 ditë. Ndërsa ish presidenti i asaj që ishte mbetje e “Jugosllavisë”, i cilësuar ndërkombëtarisht si kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq – u akuzua nga Tribunali i Hagës, për krime kundër njerëzimit në Kosovë, përfshirë këtu edhe masakrën e Reçakut, u mbajtë në burg dhe nuk arriti të dënohet, pasi ai vdiq në burg pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor, në një qeli të saj.

Mirpo, ja që dhimbjet janë dhimbje e hidhërime. Pjesë pandarë e jetës sonë. Edhe në një hap, të parë nga shqiptarët si hapi i fundit për pavarësinë e Kosovës – kur, po shënohet 20 vjetori i Masakrës së Reçakut, e cila, i hapi rrugën e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s.

Në vitet e fundit, ndonëse në pension, ambasadori Walker, i ka qendruar pranë komunitetit shqiptarë në SHBA, i cili gjithmonë e ka pritur ngrohtë duke i shprehur mirënjohje për shëmbullin e tij. Nga ana e vet ambasadori Walker ka mbetur luftëtari i një të ardhme më të mirë për Kosovën e shqiptarët.

  Shqiptarët I janë gjendur atij në momentet më të vështira ashtu si  ai u gjend në çastete më të vështira për popullin shqiptarë, si një shprehje humane e bujare e mirënjohjes  për guximin që ai tregoi për ne Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat