Shqiptarët në Çikago kujtojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Shqiptarët në Çikago kujtojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 28 nëntor 2020 Në ora: 06:10
Ilustrim

Në manifestimin e sotëm në Çikago, shqiptarët e të gjitha viseve tona etnike nga distanca kujtojnë Ditën  e Pavarësisë së Shqipërisë, që tashmë është bërë traditë e kohës kombëtare. Në qendrën e këtij qyteti urban me ndërtesat shumëkatëshe dhe me planin shekullor të urbanizimit  modern, në sheshin e administratës të bashkësisë së qytetit (Daley Plaza) u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar përkrah Flamurit Amerikan.

Më këtë rast shqiptarët e mërguar në Amerikë, nisin mesazhin për kombin dhe shtetin shqiptar  të zhvilluar, me modelin e shtetit demokratik e ligjor, jo të shtetit për individin dhe partitë politike, por për shtetin e së drejtës, me tipare demokratike e kombëtare, që në fillim të këtij shekulli të ri, njëherë e mirë të marrë udhën e drejtë në participimin e këtyre vlerave me popujt e lirë të botës dhe me popullin mik të Amerikës, u tha nga shqiptarët në Çikago.

Në qytetin Çikago tashmë është bërë praktikë e mirë kur me rastin e kësaj feste kombëtare shqiptare, Flamuri Kombëtar valon në sheshin e bashkësisë së këtij qyteti të lirë dhe demokratik edhe për mërgimtarët tanë nga viset e atdheut.

E paçim për jetë të jetëve Atdheun dhe Flamurin Shqiptar, thonë përmes porosisë së sotme festive shqiptarët në Çikago!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat