Presidenti Meta dekoron mjekun shqiptar nga New York, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Amerika

Presidenti Meta dekoron mjekun shqiptar nga New York, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Vajza e tij ndodhet në Shqipëri, së bashku me Dr. Çelaj, për të dhuruar 10 mijë dollarë të mbledhuar nga fëmijët e shkolllës në Nju Jork, për fëmijët shqiptar të dëntuara nga tërmeti i viti të kaluar në Shqipëri(26 Nëntor 2019)

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, do të dekoroi nesër në Presidencë, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: “Për punën dhe përkushtim e tij, ndaj pacinetëve dhe njerëzve, ndjesinë humane të një doktori, duke shpalosur vlera të larta të një mjeku; i suksesshëm në SHBA”.

 Kështu të paktën ka dekaluar sot në një intervistë në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Dr. Sulejman Çela,  i cili në intervistë për Ora News, ka folur po ashtu në lidhje me akuzat ndaj figurave drejtuese të UÇK për transplant organesh dhe krim të organizuar, duke hedhur poshtë të gjitha këto akuza se ka ekzistuar Shtëpia e Verdhë, si dhe “luftën” dhe kujdesin ndaj Coronavirusit Covid-19 .

Dr. Çelaj, gjatë kësaj pandemie të gjatë ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ekranet televizive në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare e diasporë, në intervista me këshilla e sugjerime të dobishme për sa i përket Coronavirusit Covid-19.

Vajza e tij ka shkuar në Shqipëri, së bashku me Dr. Çelaj, dhe këtoditë ka për të dhuruar 10 mijë dollarë të mbledhuar nga fëmijët e shkolllës në Nju Jork, për fëmijët shqiptar të prekur nga tërmeti i viti të kaluar në Shqipëri(26 Nëntor 2019)

Ndërkohë, Zëri i Amerikës, në një intervistë muaj me heret ka pohuar se ndërsa Nju Jorku, është bërë qendër e përhapjes së virusit vdekjeprusës COVID-19, kardiologu Çelaj ishte vëndosur në vijat e para të frontit të luftës kundër koronavirusit.

Ai në një intervistë me gazetarin e VoA-s, Kastriot Haxhiaj, doktori i njohur shqiptar në Nju Jork tregoi për Zërin e Amerikës mbi përpjekjet për të mbrojtur popullsinë ndërsa ende nuk ka një vaksinë. Ai ka folur edhe për gjendjen emocionale të një mjeku që rrezikon çdo ditë për të shpëtuar jetë me një armik, nga ai i cili askush nuk është i mbrojtur.

Në një përshkrim të tij, gazetari i njohur Luz Thaçi, shkruan se Dr. Sulejman Çelaj (46), është kardiolog, asistent profesor në Fakultetin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn”, drejtor i Departamentit të intervenimeve dhe kateterizimeve kardiovaskulare në spitalin “S’t Barnabas” dhe kardiolog ne spitalin “Montefjore” të Nju-Jorkut, i cili ka folur për lexuesit e revistës TEUTA, për ecjet e tij të suksesshme që nga vendlindja në Gjakovë, studimet e mjekësisë në Rumani, specializimet në SHBA, qasjet e tij shkencore lidhur me zemrën, si dhe për familjen, për bashkatdhetarët dhe ecjet e fatit të popullit tonë, të Kosovës në veçanti, për të cilën është i lidhur aq shumë, siç thotë – “Edhe pse fizikisht ndodhem shumë larg, në çdo moment jetoj me të…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat