Berisha i “Vatra”: Albright duhet të jetë njeriu kryesor në bisedimet Kosovë-Serbi që kjo çështje të zgjidhet

Amerika

Berisha i “Vatra”: Albright duhet të jetë njeriu kryesor në bisedimet Kosovë-Serbi që kjo çështje të zgjidhet

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 00:16
Kryetari i shoqatës shqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha

Kryetari i shoqatës shqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha, e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë për shqiptarët përfshirjen e mundshme të ish Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeliene Albright në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Albright është personalitet që e njeh situatën në Ballkan dhe Evropë. Ka qenë mike e përbetuar e shqiptarëve. Është në nivel me Bob Dole, George Bush-in e vjetër, George Bush-in e ri…”, është shprehur Berisha.

Ai në Edicionin Speciale ka thënë se nuk beson që administrata e Joe Biden do të marrë parasysh ndonjë kërkesë të serbëve sa i përket dialogut.

Sipas tij Albright është personi i duhur për t’i dhënë zgjidhje këtij procesi.

“Mënyrë më e mirë për ta zgjidhur këtë situatë është që Albright të jetë njeriu kryesor në bisedimet Kosovë-Serbi”.

Berisha ka theksuar se ajo nuk ka urrejtje për serbët.

“Ka qenë vajza e ambasadorit në Beograd dhe flet gjuhën serbe. Nuk e kam parë që ka urrejtje ndaj serbëve. Ajo e ka rrejtje mentalitetin e qeverive nga Millosheviqi deri te administrata e tanishme e Vuçiq. Nuk është e kënaqur karshi qasja së tyre ndaj shqiptarëve dhe paqes. Ajo nuk ka diçka personale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat