Korniza e dialogut Beograd-Prishtinë

Amerika

Korniza e dialogut Beograd-Prishtinë

Nga: Skënder Karaçica Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:59
Skënder Karaçica

Miroslav Lajçak po projekton Mitrovicën e Veriut si njësi administrative  të nivelit të lartë (lexo:term i gjuhës sllovake kraje,-vj.ime), që do të ketë një lloj autonomie të vetëqeverisjes (lexo: samostravny) ose njësi territoriale (sic!).

Këtë model e ka marrë nga shteti i Sllovakisë që sipas Kushtetutës së këtij vendi ka 8 njësi administrative të nivelit të lartë me ligjet kushtetuese të këtij vendi, ato kanë një lloj autonomie të vetëqeverisjes ose njësi territoriale.

Po e themi këtë ngaqë në të gjitha takimet në dritën e dialogut Beograd-Prishtinë, diplomati sllovak dhe emisari special i këtij dialogu të BE-së, po insiston përherë që bashkësia e komunave me ,,shumicë,, serbe në Mitrovicën e Veriut, të ketë po këto kompetenca ekzekutive dhe një model i 8 njësive të shtetit të tij të Sllovakisë.

Republika e Kosovës sipas ligjeve të Kushtetutës është një dhe vetëm një njësi territoriale dhe në dialogun Beograd-Prishtinë, ku ndërmjetësues i BE-së është diplomati Miroslav Lajçak, zyrtarët e shtetit të Kosovës nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë që bashkësia e komunave me ,,shumicë,, serbe në Mitrovicën e Veriut të marrë ndonjë (model) të shtetit të Sllovakisë me ato 8 njësitë e vetëqeverisjes deri në shkallë të njësisë territoriale me kompetenca ekzekutive, ndonëse kështu do të shembej shtetndërtimi i Republikës së Kosovës me modele të huaja dhe gati-gati me pretendime antishqiptare të njohura në historinë tonë e të projektuara tash e dy shekuj nga regjimet fashiste dhe grabitqare të Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat