Eliot Engel, më 2 janar e mbajti fjalimin e tij lamtumirës në Capitol Hill

Amerika

Eliot Engel, më 2 janar e mbajti fjalimin e tij lamtumirës në Capitol Hill

Nga: Ramazan Bekteshi Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:36
Engel, Bekteshi, Lukaj, Thaçi, Rugova, Walker

2 Janari 2021, ishte një ditë emocionale për shqiptarët sepse miku ynë i madh dhe i vjetër e mbajti fjalimin e tij të fundit në Kongres. Shqiptarëve do tu mungoj zëri më kumbues që kishin në Capitol Hill, njeriu që ia përkushtoi çështjes shqiptare 32 vite te jetës dhe karierës së tij. Ishte poashtu një ditë krenar që shqiptarët dhe amerikanët së bashku duhet te reflektojnë dhe kremtojnë trashëgimin e pasur të Eliot Engel që e la në Kongres duke kontribuar në avansimin e demokracisë dhe paqes në botë. Ai ishte zëri i popujve të shtypur, kudo që shfaqej shkelja e lirive njerëzore e kombëtare.

Pas 32 vitesh në Kongres, i zgjedhur 16 herë, Engel, përfaqësoi distriktin e 16-të të New York-ut në Washington DC, por jo vetëm kaq, ai ishte edhe zëri i shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Ballkan, ishte një ndër zërat më kumbues për pavaresinë e Kosovës.

Në vitin 1994, kongresmenët amerikanë Eliot Engel (D) e Susan Molinari (R) po ashtu nje mike e madhe e shqiptarëve, formuan "Congressional Albanian Issues Caucus" ku u anëtaresuan një grup i miqëve tanë në kongres, demokrate e republikane dhe që të dy e bashkëdrejtuan këtë grup, derisa Engel mbet bashkëkryetar deri në ditën e fundit në Kongres.

Engel, sponsoroi dhe bashkë-sponsoroi disa rezoluta për Kosovën, sponsoroi dëshmi, pat rol në hapjen e zyrës amerikane në Prishtinë, luftoi spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë, kërkoi sulme ajrore ndaj Serbisë dhe trupa tokësore. Përkrahu shqiptarët në Mal te Zi, Preshevë, Maqedoni, përkrahu Universitetin e Tetovës, hyrjen e Shqipërisë në NATO, Pavaresinë e Kosovës e veprime të tjera që nuk përshkruhen as në një vëllim.

Engel është miku ynë i parë i huaj që iu drejtua Parlamentit të Kosovës. Kosova ka shtyp një pullë postale me imazhin Engel, një rrugë në Pejë e mban emrin e tij, derisa Presidenti Rugova e dekoron me "Medalja e Artë e Lirisë", edhe Presidenti i Shqipërisë e dekoron me urdhërin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".

Shqiptaro-amerikaneve tani u mbetet një barrë e rëndë, që të gjejnë një mik që do të mbushte gjurmët e thella që la Eliot Engel me dekada, një mision i vështirë që duhet filluar menjëherë, sepse Kosova dhe trojet shqiptare kanë ende nevojë për shqiptaro-amerikanët dhe Amerikën.

Honorable Congressmen, do te n'a mungoj fort zëri yt, mbrenda në sallë dhe te shkallët e Capitol Hill që bënim udhë nga mbarë Amerika për t'ju takuar juve dhe kolegëve tuaj, qoftë brenda apo në demostrata, të shkallët, dhe ju e mbajtët premtimin. Lamtumirë miku ynë, ti je heroi ynë, ti e bëre një pjesë të historisë sonë dhe mbetesh pjesë e saj, përjetësisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat