Dita e Përkujtimit të Holokaustit: "Të Kujtojmë Besën dhe Holokaustin"

Amerika

Dita e Përkujtimit të Holokaustit: "Të Kujtojmë Besën dhe Holokaustin"

Nga: B.S Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:17
Foto

Në, Parkun Përkujtimor të Holokaustit (Holocaust Memorial Park) Brooklyn, New York, më 27 Janar 2006, është nderuar akti i Shqipërisë, si shpetimtare e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore : "Kjo gjë nuk duhet harruar kurrë!!! - "Të Kujtojmë Besën e Shqiptarëve dhe Holokaustin e Hebrenjëve".

Sheepshead Bay - Brooklyn (NY) : Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si ‪Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪të Holokaustit.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për të shfarosjen e hebrenjve.

Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.

Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945.

Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton edhe sot, pas 75 vitesh, në ditën e përkujtimit të Holokaustit.

‪Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht.

Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore.‪

Analiste, politikanë, studiues, historian të ndryshëm vazhdimisht i kanë mëshuar kësaj teze se:" Nuk është shumë i njohur fakti, por, është e dokumentuar mjaft mirë, që Shqipëria, shpëtoi të gjithë hebrenjtë e saj e gjithashtu të gjithë hebrenjtë që kërkuan strehim e mbrojtje në Shqipëri".

Një vit mbasi Kombet e Bashkuara e shpallën 27 Janarin, si "Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, në Parkun Përkujtimor të Holokaustit (Holocaust Memorial Park) në Brooklyn, New York, është nderuar akti i Shqipërisë, si shpetimtare e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore me vendosjen e një guri të lëmuar ku shkruhet "Kjo gjë nuk duhet harruar kurrë!!! - "Të Kujtojmë Besën e Shqiptarëve dhe Holokaustin e Hebrenjëve".

Ceremonia e vendosjes së këtij guri natyror ngjyrë gri e errët në mesin e shumë të till që përfaqësojnë vendet që bën aq shumë për të shpëtuar hebrënjët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte një ngjarje e rëndësishme, e cila u zhvillua në një lagje emigratesh në Nju Jork, populluar jashtë mase me hebrenjë - në Brooklyn New York. Aty ku sot, jetojnë dhe një numër i madh emigratësh shqiptarë, duke iu dedikuar atij faktit të sipërcituar.

Ceremonia,e 15 viteve më parë u organizua nën patronatin e ish- Presidentit të shettit të Izraelit, zotit Moshe Katsav, i cili, me atë rast kishte dërguar edhe një pershendetje, duke përshndetur edhe ceremoninë në Parkun Perkujtimor të Holokaustit (Holocaust Memorial Park) në Brooklyn, New York, mes shteteve shpëtimtare dhe aktin e papërsëritshem të Shqipërisë, dhe shqiptarve si shpetimtarë të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonie e rastit, më 27 Janar 2006, nisi simbas zakoneve hebraike, lutjeve fetare dhe këngë të folklorit izraelitë, ndërsa përsonalietet mbajtën fjalime komemorative, si dhe u vendosë një gur i madh natyror me një skalitje në njërën “faqe” të tij - "krah për krah" me 190 gurët e tjerë, me një mbishkrim ku citohet edhe shembulli i pashembullt Shqipërisë dhe i Shqiptarve.

Ky monument, i vendosur në këtë park, i pari i tillë në New York, SHBA, u tha se ishte siguruar pas një fushate të palodhur tetevjecare të një mikut të shqiptarëve, gazetarit izraelit amerikan Jack Goldfarb.

"Eshtë tepër përgëzuese, që ne po shprehim mirënjohjen tonë, për atë c'ka kryen më shumë se një gjysmë shekulli më parë shqiptarët, ndaj ne hebrenjeve,” tha miku i shqiptareve, gazetari Jack Goldfarb.

“Kjo gjë nuk duhet harruar kurrë!" " t’ju tregojmë ju që shqiptarët, kryen vepra të tilla fisnike gjatë luftës së Dytë Botërore, që populli shqiptar i shpëtoi të gjithë hebrenjtë, e saj e gjithashtu të gjithë hebrenjtë, që kërkuan strehim e mbrojtje në Shqipëri, pasi u larguan nga vendet ballkanike fqinje (si Serbia, Kroacia, Bosnja e Greqia), ku Holokausti, ishte i pamëshirshëm,” tha në fjalën e tij Goldfard, i cili, u tha se kishte bërë një punë të madhe hulumtuese e kërkuse rreth këtij akti të vecantë të popullit shqiptar.

Në atë ceremoni përkujtimore u tha : "Dita e Përkujtimit të Holokaustit”, është dita ku mbarë bota kujton mbi 6- milion njerëz të pafajeshëm që u shfarrosën në kampet e përqëndrimit nga nazistët, një tragjedi masive, kjo, që ka hyrë në histori me emrin Holokuasti."

Të mbijetuar të holokaustit dhe studiues që e morën fjalën, kur u vendos edhe Guri i Shqipërisë, krahas 190 Gurëve të tjerë, në këtë park Memorial, thanë se :' Përball kësaj tragjedie , për herë të parë në Amerikë, lartësohet edhe më shumë akti njerëzorë shqiptar. Ai akt që për fat të keq, rregjimi komunist i Enver Hoxhës, e bëri që ky akt - fakt historik dhe i papërsëritshëm të zhytej në harresë e frikë për ta permendur".

Po ashtu tha miku i shqiptarëve, gazetari Jack Goldfarb, : “Shqipëria, është një vend i vogël si sipërfaqe, por një vend i madh dhe i pasur me tradita e histori, bujari e krenari. Ajo është i vetmi vend në Botë, që gjatë okupimit nazi-fashistë i shpetojë e i mori nën mbrojtje çdo hebre. Asnjë hebre gjatë luftës së Dytë Botërore, nuk ju dorzua nazistëve, asnjë hebre nuk vdiq nga torturat ose u vra në Shqipëri. Por përkundrazi qe populli shqipërtar ai që i mbrojti hebrenjët, sipas kodit të tyre moral, i cili quhet ne shqip "Besa". Çka sipas këtij kodi moral - ai që të hynë në shtëpi, dhe të kërkon ndihmë, duhet t'i japësh Besën. Një zakon ky , që i karakterizon edhe sot, shqiptarët dhe është i vetmi në Botë."

Jack Goldfarb, po ashtu atë ditë nuk la pa permendur edhe faktin se :"Vetëm kur ra komunismi në Shqipëri, u gjetën dëshmitë, të cilat tregojnë se shqiptarët i kishin ndihmuar hebrenjët, duke u dhënë atyre të drejta të barabarta me vet shqiptarët, dhe indetifikuar ata si shqiptar.

“Sot, ne po i’a kthejmë këtë nderë e respekt popullit shqiptar, duke vendosur në Parkun Perkujtimor te Holokaustit (Holocaust Memorial Park) gurin përkutimorë që e përjetëson aktin e shqiptarëve, të shqiptarëve të Nëna Terzes" "krah për krah" me 190 gurët e tjerë, me një mbishkrim ku citohet edhe shembulli i Shqipërisë, në Parkun Përkujtimor të Holokaustit (Holocaust Memorial Park) në Brooklyn, New York”, tha iniciatori dhe ideatori i vendosjes së Gurit të Shqipërisë në këtë park gazetari Jack Glodfarb .

Ish - Përfaqësuesi i ish Kryeministrit Berisha në atë ceremoni solli pershendetjen e Kryeministrit shqiptar, duke thënë se vendosja e këtij guri kushtuar popullit shqiptar në këtë Park Perkujtimor të Brooklynit - Nju York, është një akt i thjeshtë, por me një domethënie të madhërishme.

Më tej ai lexoi përshëndetjen e Kryeministrit Berisha : “Ky gur, ashtu si disa të tjerë këtu jo vetëm që njeh sjelljen e rrallë dhe autentike te popullit shqiptar ndaj familjeve hebreje, por përkujton edhe njerëzillekun dhe dashamirësinë e një populli - kundrejt një tjetri, si një momentum të rrallë që duhet të kujtohet dhe nderohet vazhdimisht. Ka shembuj pozitivë nga historia, të cilat është e nevojshme të kujtohen e të riperterihen, sidomos në këto kohëra të vështira kur njerëz në të tjera rajone janë duke vuajtur apo duke vdekur nga regjime të dhunshme dhe luftëra dhe i vetmi faj i tyre është se i përkasin një kombësie, një feje, një besimi apo vlerave të caktuara .

E vërtetë, ky gur, tani dhe përgjithmonë, do t’i thotë botës të vërtetën historike dhe faktin e jashtëzakonshëm se asnjë anëtar i komunitetit hebre të Shqipërisë apo atyre që migruan në të nuk humbi jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se asnjë prej tyre nuk u dërgua në Holocaust. Me krenari ne themi se në fund të Luftës së Dytë Boterore, në Shqipëri kishte më shumë familje hebrenjsh se përpara fillimit të saj. Ky gur dhe e gjithë Yom-Hashoa si një ditë e përkujtimit dhe e nderimit, lëshon sot ekon "Kurrë më" dhe si jehonë lëshon para - lajmërimin, që na vjen prej viktimave të Holokaustit dhe nga dëshmitë e të mbijetuarve. Ne deshirojme të kujtojme. Por, dëshirojmë të kujtojmë për një arsye, për të qenë të sigurtë se e keqja nuk do të mbizotërojë më kurrë ashtu sic bëri për miliona viktimat e pafajshme të nazizmit. Këtu në këtë park kujtesa jeton dhe ndricon mbi shpitrat tanë”.

Ne fund njeri prej folësve nga Misioni i Shqipërisë në OKB, tha se ja vlen te permendim edhe kete fakt :"Ne librin e tij “Lufta sekrete e Serbise, propaganda dhe shtremberimi i historise , Philip Cohen (MD), dokumenton pastrimin etnik te hebrenjve nga bashkepunetoret naziste te Serbise. Ishte udheheqesi i qeverise te Serbise, gjenerali Nediq, i cili iu mburr Gebelsit: “Beogradi eshte kryeqyteti i pare evropian, i cili eshte Judenfrei (pa asnje hebre, i pastruar nga hebrenjte). Në autobiografin e saj “Arratisje neper Ballkan”, autorja Irene Grunbaum pershkruan se si shqiptaret e ndihmuan te kalonte nga Serbia ne Shqiperi dhe me pas e mbrojten ate gjate qendrimit te saj ne Shqiperi. Shqiperia u pushtua nga nazistet ne fundin e vitit 1943. As qeveria e at'hershme, e as populli nuk kallezoi qofte edhe nje anetar te vetem te komunitetit hebre, qe perbehej, qofte nga ata qe strehoheshin ne Shqiperi.

Ndërkohë, po ashtu duhet kujtuar që ish kongresisti Xhozef DioGuardi së bashku me ish kongresitin e mbijetuar nga Holokausti Tom Lantosh, ishte i pari ai që e zbuloi aktin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po ashtu më 15 Maj 2005 në Nju Jork, me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, nderojë me një tubim madheshtor shpëtimin e hebrenjëve nga Shqiptarë.

"Të Kujtojmë Besën dhe Holokaustin"

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat