Turan Rusi me fëmijët uron Kosovën në 13 Vjetorin e Pavarësë

Amerika

Turan Rusi me fëmijët uron Kosovën në 13 Vjetorin e Pavarësë

Nga: Beqir Sina Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:43
Rusi me fëmijët uron Kosovën në 13 Vjetorin e Pavarësë

Filantropisti dhe veprimtari i njohur shqiptar Turan Rusi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dekoruar nga ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale, dhe, nga ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, uron Kosovën në 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës:

“Gëzuar Kosovë Ditën e Pavarësisë - 17 Shkurtin!”

Veprimtari i komunitetit Turan Rusi, një emigrant i vjetër në Amerikë, nga Dibra e Madhe, i cili tani jeton, mes Dibrës, Floridës dhe Nju Jorkut, së bashku me tre djemtë (Saliun, Illirin dhe Benin) thotë në mesazh – përshëndetjen e tij:

“Pavarësia e Kosovës e cila erdhi luftën për çlirimin e saj, me gjakun e derdhur, për liri të atyre dëshmorve e heronjëve të kombit shqiptar, të cilët linden nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e kurrësyer gjakun e tyre, që e vaditën tokën Arbënore, dhe e lanë Flamurin tonë kombëtar me gjakun e tyre të njomë. Bënë edhe sakrficën më sublime duke dhënë jetën,për t’na i sjell këto ditë të lumtura, që sot populli i Kosovës, dhe mbarë shqiptar i gëzojmë, në Kosovën e lirë, sovrane e të pavarur”.

Zoti i Bekoftë popullin Shqiptar! Zoti e Bekoftë Kosovën!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat