Konsulli i nderit i Shqipërisë në Miçigan, kërkon ndihmën e SHBA, për vaksinë Shqipërisë dhe Kosovës

Amerika

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Miçigan, kërkon ndihmën e SHBA, për vaksinë Shqipërisë dhe Kosovës

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:56
Ekrem Bardha

Veprimtari i hershëm në SHBA, Ekrem Bardha, Konsull nderi i Shqipërisë në Miçigan, i kërkon ndihmë Senatorit demokrat të Michiganit, Gary Peters, si zëdhënës aktivë të çështjeve shqiptare dhe përfaqësues i komunitetit në Michigan, ku ka votues të shumtë me origjinë shqiptare që SHBA, në këto momente të vështira, të ndihmojnë Shqipërinë, dhe Kosovën me vaksina kundra koronavirusit Covid - 19.

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan në letrën që i ka drejtuar mikut të shqiptarve në Washington, i drejtohet Senatorit Peters, në emër të afro 1 milion shqiptarve në SHBA.

“Në emër të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Miçigan, shpresojmë që ju, stafi dhe të gjithë të jeni mirë, në këtë kohë shumë e vështirë për vendin tone”, shkruan Bardha.

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Miçigan, thotë se ne ju shkruajmë për t'ju informuar për efektet shkatërruese të Covid-19 në vendlindjet tona( Shqipëri e Kosovë), ku vdekjet e lidhura me Covid-19 në Shqipëri dhe Kosovë, për fatkeq janë jashtëzakonisht të larta.-

“Ka një milion shqiptarë amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe shumica dërrmuese janë shumë të shqetësuar nga situata dramatike dhe e rrezikshme me të cilën po përballen familjet e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, nga Coronavirusi Covid-19.

Shumë prej tyre kanë humbur anëtarët e familjes nga Covid-19. Edhe pse autoritetet përgjegjëse po bëjnë më të mirën për të kontrolluar situatën, gjendja atje po përkeqësohet për shkak të mungesës së vaksinave të disponueshme në treg”. shkruan Bardha.

Ai më tej duke iu drejtuar në emër të komunitetit shqiptar, theksonë në letrën e tij drejtuar Senatorit Gary Peters, mikut të shqiptarve, se: “Ne, Shqiptaro - Amerikanët po ju kërkojmë ndihmë, në se mundet a do të ishte e mundur për ju që të ndihmoni në prokurimin e vaksinave të nevojshme për Shqipërinë dhe Kosovën. Ne jemi me shpresë, duke pasur parasysh pozicionin tuaj(Senator në Michigan), që vaksinat nga Kalamazoo, Michigan mund të sigurohen. Ne do të ishim përgjithmonë mirënjohës nëse do të ndihmonim popullatën shqiptare gjatë kësaj kohe shumë sfiduese.”

Në frymën e Shenjtëreshës tonë Terezen(ethnic Albanian Saint Mother Teresa),ne ju urojmë suksese të mëdha në detyrat tuaja fisnike.Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! ka shkruar Ekrem Bardha, Konsulli i nderit i Shqipërisë në Miçigan.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat