Kosova e treta në botë me Ambasadë në Jerusalem - Izrael

Amerika

Kosova e treta në botë me Ambasadë në Jerusalem - Izrael

Nga: Beqir Sina, New York Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:58
Ambasada e Kosovës në Izrael

Një gazetë e përditshme e Izraelit tha se Kosova, zyrtarisht do të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem të hënën, 15 shkurt.

"Kosova është vendosur të bëhet vendi i tretë për të hapur një ambasadë në Jeruzalem," shkruan e përditshmja “Israel Hayom”, duke shtuar se diplomatët të Kosovës dhe Izraelit do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Jeruzalemin qendror.

Portali i lajmeve KoSSev tha se ambasadoria e parë i Kosovës Ines Demiri mbërriti në Izrael para hapjes së ambasadës. Ky portal rikujtoi se Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike në 1 Shkurt bazuar në Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, në praninë e Presidentit Donald Trump.

Ambasada e Kosovës do të jetë e treta që do të hapet në Jeruzalem duke ndjekur "gjurmët" e SHBA dhe Guatemalës në 2018. Palestinezët janë kundër hapjes së ambasadave në Jeruzalem, prej se kur Izraeli e shpalli kryeqytetin e saj në 1980, duke e pretenduar atë si kryeqytetin e shtetit të Palestinës.

Të gjitha vendet e tjera që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin kanë ambasada në Tel Aviv. Izraeli ka pasur kontroll mbi Jeruzalemin që kur pushtoi Jeruzalemin Lindor në luftën gjashtë ditore të vitit 1967.

Ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, pamjet e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem duke promovuar ngjarjen historike në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës, dhe Izraelit .

Diplomatja kosovare që më pare ka shërbyer në Konsullatën e Përgjithshme në New York, ka shënuar në llogarinë e saj se është krenare dhe nderi më i madh në jetën e saj që do të shërbej si ambasadore, në Izrael.

“Një moment me të vërtet krenar dhe historik për marrëdhëniet e Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem!

Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe t’i shërbej me krenari vendit tim(Kosovës) në Izrael” shkruan Demiri në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat