“Albis Party”, Naser Nika, nisë koncertet në Nju Jork, dhe Ulqin ...

Amerika

“Albis Party”, Naser Nika, nisë koncertet në Nju Jork, dhe Ulqin ...

Nga: Beqir SINA Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:05
Naser Nika dhe Beqir Sina

New York-u, do të heqë shumicën e kufizimeve të saj të mbetura të pandemisë: në biznes dhe mjediset sociale pasi afro 70% e të rriturve në këtë shtet kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit, njoftoi Guvernatori Andrew M. Cuomo të hënën.

Javën e fundit të muajit (19 Maj), New Yorku, hoqi një serë masash, duke hapur qytetin të paktën për ngrënien brenda lokaleve dhe restoranteve, 100%, një moment i rëndësishëm ky në rifillim ishte që NYC hoqi një nga rregullat më të vështira për industrinë e bareve e restoranteve, hapjen e plot të tyre.

Me këtë rast edhe Komuniteti shqiptar, po shkon drejt normalitetit, nisur me koncertet me pjesmarrje massive që janë shenja e parë se jeta komunitare, më në fund po nisë e po normalizohet, dal-nga dalë,  edhe në komunitetin shqiptar në zonën e Tri-Shtetshit.

Pronari i “Albis Party”, Naser Nika, i njohur në zonën e Tri-Shteshit, për organizmin e koncerteve të mëdha, javën e kaluar, ka organizuar një concert të këngëtarit të njohur, Sinan Vllasaliu në Brooklyn, ku simbas tij pjesmarrja ka qenë e madhe, madje jashtë çdo parashikimi, tha ai.

“Në koncertin e parë në New York, mbas hapjes së qytetit(heqjen e masave për baret e restorantet) më 22 Maj, me këngëtarin Sinan Vllasaliu, ishte një mbrëmje dhe një atmosfer e paparë prej më shumë se një vit e gjysmë. Aqsa, nuk arritëm t’ju plotësojmë dëshirat, edhe dhjetra vetave. Kjo mbasi që nuk kishte vende sa duhet , sepse, nuk e menduam se do jet aqë i madh interesimi “ tha Nika, në një bised për gazetën tonë, duke shtuar si ai ka vendosur, simbas kërkesave të mbaj një koncert tjetër , javën e fundit të muajit, më 26 qeshor me legjenden e shqiptaris si e quan ai Sinan Vllasaliun, dhe të vazhdojë edhe me sesionin veror kocertin e diasporës në vendlindje – në Ulqin.

Gjithashtu, spjegon Nika, Albis party ka filluar që para dy vitesh të organizojnë koncerte në vendlindjen e tij Ulqinin, koncertet që i ka titulluar “Diaspora në Vendlindje”, ku ai thot se këtë vit dotë vazhdojn përsëri të riorganizojnë koncertin, ku qëllimi i saj kësaj radhe është jo vetëm të vazhdojn atë që ka nisur dy vjet më parë, që ta lidhin më shumë diasporën me vend-origjinën, por edhe t'ua kthej atë gëzimin e madh komunitetit dhe ulqinakve– mbas një viti e gjysmë pandemie .

Albis Party, me organizator Naser Nika, është  pikërisht ai që kan realizuar vite me radhë mbrëmje madhështore në Manhattan, Brooklyn, (New York), mbremje(koncerte)me mbi 1500 persona të pranishëm nata, duke i kthyer ato në koncerte të një feste të veçantë, dhe në mbrëmje të paparë në komunitet

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat