Preambula e Kushtetutës së Serbisë dhe Kosova

Amerika

Preambula e Kushtetutës së Serbisë dhe Kosova

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:10
Skënder Karaçica

Në qarqet qeveritare të Serbisë po flitet zëshëm se me rastin e ndryshimeve kushtetuese, shteti i Kosovës si realitet i pakthyeshëm, është vendosur në Preambulen e saj si ,,Krahina Autonome e Kosovës,,(sic!).

Për këtë provokim të ri, regjimi i Beogradit në kohën e dialogut me shtetin e Kosovës, ndryshe flet dhe trumbeton për marrëveshje në mes të dy popujve dhe për paqen në Ballkan, e krejt ndryshe po vepron me skenarët e njohur antishqiptar për instrumentalizimin e shtetit të Kosovës.

Në takimet e radhës në Bruksel, qeveria e Kosovës duhet që të kundërshtojë nismën e ,,ndryshimeve kushtetuese,, në Serbi me Preambulen e këtij akti të lartë juridik me shtetin e Kosovës si ,,Krahinë Autonome,,(sic!).

Qendrat e vendosjes BE-SHBA duhet që të ndalojnë provokimet e regjimit në Beograd ndaj shtetit të Kosovës dhe në dritën e dialogut Kosovë-Serbi, të përfundojnë këto bisedime maratonike me njohjen e ndërsjellë të dyja shteteve dhe për paqen dhe të ardhmen e popujve në Ballkanin e trazuar.

Shteti i Kosovës nuk është ,,Krahinë Autonome,,(sic!) e Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat