Hajduti i mori çantën të fejuarës në Nju Jork / Ja çfarë i bën shqiptari

Amerika

Hajduti i mori çantën të fejuarës në Nju Jork / Ja çfarë i bën shqiptari

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:23
Marko Kepi, i cili kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork, arriti ta neutralizojë hajdutin

Një shqiptar në SHBA është përballur me një incident pasi një hajdut i vodhi çantë të fejuarës së tij. 

Marko Kepi, i cili kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork, arriti ta neutralizojë hajdutin.

Ky i fundit kishte hyrë në makinën e tyre, kishte marrë çantën që kishte gjetur brenda saj dhe ishte larguar me vrap, ndërsa Kepi dhe persona të tjerë iu vunë në ndjekje.

“Ai u përpoq të ikte, por e kapa dhe ia mora çantën. I thashë: Nuk ke për të shkuar askund derisa të vijë policia”, tha Kepi për mediat amerikane.

Falë reagimit të shpejtë të Kepit, hajduti është arrestuar nga policia.

Ai është identifikuar si një 21-vjeçar i quajtur Amir Aspek, ndërsa gjatë neutralizimit nga shqiptarit dëgjohet të thotë: “Më lësho, më lejo të largohem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat