Marko Kepi, i bindur fort në fitore!

Amerika

Marko Kepi, i bindur fort në fitore!

Nga: B.S Më: 24 qershor 2021 Në ora: 06:00
Marko Kepi

Më shumë se 12 orë pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet primare të së martës, gara republikane për një vend në Këshillin e Qytetit të New Yorkut - Distriktin 50të, Mid-Island dhe North Shore, në Staten Island, Marko Kepi, është duke besuar dhe i bindur se mbasi të numërohen të gjitha votat, ai do të kalojë në epersi të madhe kundrejt votave që ka deri tani oponenti kryesor David Carr.

“Nga thellësia e zemrës sime dua të falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe të gjithë ata që më votuan. Unë kurrë nuk mund të shpreh mirënjohjen time, me të thellë për të gjithë.” Shkruan Marko Kepi në statusin e tij në rrejtin social Facebook.

Ai i bindur në fitore, shkruan se në veçanti do të falënderoj kongresmenin Michael Grim, kongresmenin Joe Dioguardi, Rabba David Ceder dhe natyrisht, familjen e tij të dashur, : “Qytetarët e Staten Island, janë me të vërtet “Kripa e tokës”, dhe unë do të jem shumë krenar t'i përfaqësoj ata në Bashkinë e Qytetit të New Yorkut” shkruan Kepi.

Kepi, po ashtu shkruan se : “Megjithëse, është një garë e ngushtë, unë besoj që pasi të numërohen të gjitha votat, do të sigurojë një fitore të madhe,”

Zoti ju bekoftë! Të gjithëve dhe le të gëzohemi që të marrim përsëri Borugh-n tonë!

Zgjedhjet paraprake të këtij viti janë zgjedhjet e para në mbarë qytetin që përdorin sistemin e ri të votimit me zgjedhje të renditur, i cili lejon votuesit të rendisin pesë kandidatët e tyre të parë në krahasim me zgjedhjen e vetëm një.

Një kandidat duhet të sigurojë më shumë se 50% të votave për të fituar në sistemin e ri të zgjedhjeve të renditura, i cili lejon votuesit të zgjedhin deri në pesë zgjedhje në secilën garë.

Sipas Bordit të Zgjedhjeve (BOE), nëse asnjë kandidat nuk arrin pragun prej 50%, numërimi do të vazhdojë në raunde.

"Në fund të çdo raundi, kandidati në vendin e fundit eliminohet dhe votuesit që zgjodhën atë kandidat tani numërohen në votat e tyre për çdo raund," tregon faqja e internetit e BOE.

“Vota juaj llogaritet për zgjedhjen tuaj të dytë vetëm nëse zgjedhja juaj e parë eliminohet. Nëse eleminohen të dy zgjedhjet tuaja të para dhe të dyta, vota juaj llogaritet për zgjedhjen tuaj të rradhës, etj. ”

Pasi të mbeten vetëm dy kandidatë, fiton kandidati me më shumë vota.

Që nga mëngjesi i së Mërkurës, David Carr, ka kryesimin në garën e Këshillit Bashkiak të republikanve në Distriktin 50të, Mid-Island & North Shore, në Staten Island, me 34.27%, ose 2.495 vota, me 97.60% të votave të numëruar simbas skanerëve që raportojnë rezultatet e deri tanishme.

Marko Kepi – i cili ka deri tani 27.41%, 1.996 vota, jo vetëm shpreson por beson fort se në numërimin deri në votën e fundit, ai jo vetëm do të fitojë, por edhe me epërsi ndaj David Carr.

Kandidati i tretë republican, nga Distrikti 50të, Sam Pirozzolo – ka marr 25,38%, 1,848 vota, dhe nuk ka shumë shpresë të marrë më shumë vota, se Carr dhe Kepi.

Kurse Kathleen Sforza me - 7.55%, 550 vota, së bashku me Jordan Hafizin me - 4.83%,dhe 352 vota, simbas sitemit të ri janë jashtë gare.

Është, shumë interesante dhe e “parecdent” ndonjëherë në historinë e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, që në të njëjtën parti dhe të njëjtën Distrikt, të vihen dy shqiptar kundra njeri tjetrit.

Madje, Jordan Hafizi me - 4.83%, dhe 352 vota, jashtë çdo gjykimi ose paragjykimi, duket sikur ka “ndihmuar” me këtë rast, David Carr, duke dëmtuar shqiptarin Marko Kepi. Megjithëse Hafizi ka marr sado pak vota nga shqiptarët, por që me siguri ato 352 vota do të ishin vota për Marko Kepin.

Ngaqë kjo për shqiptarët që jetojnë në Nju Jork, ishte një garë jashtëzakonisht e rëndësishme politike, kandidati Marko Kepi, shqiptar me prejardhje nga Shkodra, fitojë një votim që do të mbahet mend për regjistrimin e votes së Shqiptarve, në Staten Island.

Shqiptarët, në vazhdimësi të njëfarë tradite, nëse mund të quhet e tillë pjesëmarrja në zgjedhje nivelesh të ndryshme në SHBA, e shënuar këto 20 vitet e fundit, tregojnë një prani të theksuar, edhe në zgjedhjet, ku në New York, me votat e shqiptarve pati fituar edhe ish asamblesiti Mark Gjonaj, këshilltari i New York City.

Sigurisht, gjatë këtyre dy dekadave është shënuar nga disa shqiptar në New York më shumë suksese, përfshirë ketu edhe Vedat Gashin, por ka pasur dhe më shumë dështime ose mospërmbushje të pritjeve (mbase jorealiste…) të kandidatëve me rrënjë shqiptare në zgjedhje. E pra, jo vetëm në New York, por edhe shtete të tjera, çka për to është shkruar shpesh e gjerësisht, mbi “shkakun” e humbjes së tyre.

Marko Kepi, në garën republikane, zgjedhjet fillestare që u zhvilluan më 22 qershor 2021, është për t’u përgëzuar dhe faleminderuar, që së bashku me ekipin e tij të vullnetarve, ka regjistruar mbi 5 mijë shqiptar.

Ai për herë të parë në historinë vitimeve të shqiptarve në Nju Jork, duke nxitur shqiptarët të regjistrohen Register Voters, ka formuar tashmë edhe grupin më të madh të votuesve shqiptar, ne Staten Island. Grup që mendohet ti kalojeë 5 mijë votues shqiptar në votimet e ardhshme për çdo kandidat dhe për çdo zgjedhje, patjeteër tashmë që do të jetë ne vemendjen e çdo kandidati për të marr votën e rendësishme dhe përcaktuese, të pakteën në Staten Island.

Ku, vullnetarët, dhe mbështetsit e tij shqiptar në këto zgjedhje kan qenë të papërsëritshëm, në të gjithë Amerikën, duke e rritur në dhjetë here numërin e nënshkrimeve që duhen për të paraqitur peticionet për emërim, në NYC Board of Elections, në zgjedhjet e New York Cityt, në ishullin e Staten Island ku mendohet se jetojnë rreth 50 mijë shqiptar.

“ Kjo është arritja e para e kësaj gare, dhe ju faleminderojë thellë nga zemra, se eshtë për shkak të punës dhe përkushtimit tuaj që ne kishim fushatën më të organizuar dhe aktive. Zoti u bekoftë Ju! dhe Zoti e bekoftë Amerikën!” ka thënë Marko Kepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat