Bujar Kaloshi 25 vjet pas vrasjes!

Amerika

Bujar Kaloshi 25 vjet pas vrasjes!

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Tiranë 26 korrik 1996 - Dy persona të armatosur qëlluan për vdekje drejtorin e përgjithshëm të burgjeve të Shqipërisë Bujar Kaloshi, jashtë shtëpisë së tij në Tiranë ndërsa ish i përndjekuri politik, u fut në makinën e tij, dhe u nisë si zakonisht për në punë, thanë burimet e policisë së Shtetit, në njoftimin e 25 viteve më parë.

Policia tha se personat të armatosur përdorën pistoleta për të qëlluar përmes xhamit të makinës zyrtare të Kaloshit.

'Kaloshi sapo kishte dalë nga makina e tij në 7.40 të mëngjesit kur dy persona të armatosur qëlluan gjashtë plumba në xhamin e makinës së tij, duke e goditur atë në kokë dhe stomak,' tha policia e Tiranës. Të armatosurit u përshkruan nga dëshmitarët si të veshur me rroba sportive të rastësishme dhe u “arratisën” nga vendngjarja me një makinë e cila i priste pas vendit ku ndodhi vrasja e shefit të burgjeve Kolonel Bujar Kaloshit.

Simbas, shtypit u tha se Bujar Kaloshi, 40 vjeç, ishte baba i dy fëmijëve dhe ish i presekutuar politik gjatë regjimit Komunist në Shqipëri. Ai u konsiderua si një dorë e fortë në vendosjen e drejtësisë duke u emruar nga Presidenti Berisha, si Drejtor të burgjeve shqiptare.

Vrasja e Bujar Kaloshit ishte e dyta në 10 ditët e një zyrtari të lartë qeveritar. Më 16 korrik, komisioneri i policisë Agorn Gjyrezi, 30 vjeç, i cili u vra me armë zjarri nga vrasës ende të panjohur.

Vrasja makabre!

Në mëngjesin e 26 korrikut 1996, Bujar Kaloshi si zakonisht u bë gati për punë. Piu një kafe mëngjesi me prindërit, u nda me të shoqen dhe dy vajzat adoleshente që shkonin në shkollë dhe hipi në makinë. Ishte vetëm me shoferin e tij dhe nuk e mendoj se vdekja i kishte zënë pusi. Por, sapo po dilnin në fushën e

vjetër të aviacionit, tre vetë i dalin përpara dhe i luten me shenjë që të ndalonin. Mendoi se ndoshta kishin ndonjë hall apo problem për ndonjë të afërm të burgosur që kishte nevojë.

Por, ja që nuk ishte kështu!

Me të ndaluar vetura ata i drejtuan armën Bujar Kaloshit, duke qëlluar me tërë breshërinë e karikatorit dhe menjëherë hipin në një veture, e cila i priste në fshehtësi, duke ikur me shpejtësi dhe zhduken "pa lënë gjurmë". Ishte nje vrasje gjakëftohtë e llogaritur dhe e studiuar mjaft mirë dhe me profesionalizëm të lartë.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili e përjetoi në mënyrë të veçantë këtë ngjarje tronditese, e dekoroi Bujar Kaloshin me titullin e nderit "Pishtar i Demokracisë" dhe me titullin e lartë "Martir i Demokracisë". Vepra e tij mbeti e skalitur në monumentin e madh të demokracisë...

Vrasja e Bujar Kaloshit, është e përfshirë në librin e Roland Qafokut, " 100 vrasjet më të bujshme " në Shqipëri"

25 vjet pas vrasjes!

Bujar Xhevdet Kaloshi (bir i një prej familjeve më në zë të krahinës së Dibrës) lindi në një kamp internimi në një fshat të Lushnjës, Grabian. Pinjolli i Kaloshve, i rritur dhe edukuar me traditat më të vyera atdhetare të familjes nga ai edhe rridhte, do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës, që në fillimet e lëvizjes demokratike në qytetin e Lushnjes. Ai u bë në atë kohë nismëtar dhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Lushnjë.

Vrasja e Bujar Kaloshit, është e lidhur ngushte me demokracine lirine dhe funksionimin e demokracise vullnetin dhe deshirne e te te gjithe qytetareve te Shqiperise, dhe segmenteve te shoqerise, te cilat respektojne parimet demokratike dhe shtetin e se drejtes per te rivendosur ne vendin e merituar te atyre vlerave, pjese e rendesishme e te cilave eshte vleresuar edhe Bujar Kaloshi.

Bujar Kaloshi ka qene nje nga personalitetet e rendesishme, të viteve të para të demokracisë në Shqipëri, i cili ne te njejten kohe konvergonte ne vetvete nje prejardhje nga nje shtrese e persekutuar, nga nje familje me tradita nacionaliste dhe individualisht si nje person qe ishte vene totalisht ne sherbim te levizjes per demokratizimin dhe lirine ne Shqiperi.

Ne themelet e demokracise se saj, Shqiperia, ka shume pishtare, te cilet u bene kurban qe demokracia te jetoje. Dhe, demokracia jetoje, ajo do te kaperceje edhe keto pengesa, apo ferra qe neokomunistet partiak perpiqen t’i ngjizin ne trupin e saj te njome. Demokratet shqiptare, ata qe e duan vertet Shqiperine, nuk do lejoje kurre qe njerez te tille si politikane dhe drejtues partishe te majata me prejardhje ish komuniste, qe jane sot me pa te drejte ne krye te tyre, ata qe, dhe kjo eshte provuar, jane mbreter te skafizmit dhe emigrimit, qe jane kapot e trafikut te mishit te bardhe ata qe e çuane kete vend drejt grminave te pafundme, ujerave te turbullta. Pikerisht per kete e dhane jeten njerezit qe e deshen demokracine dhe Shqiperine.

Personifikim njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin!

Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta dhe fëmijët (dy djem e dy vajzat), xhaxhallarët dhe kushurinjët e pare të tij, u vendosën në kryeqytet dhe një lagje periferike në Tiranë. Bujari për aftësitë dhe shkollimin e lartë u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare dhe më pasë deri sa u vra Drejtor i Përgjithëshëm i Brugjeve.

Postet e ngarkuara nga qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i konceptoi si një detyrë me ndërgjegje të lartë kombëtare, si obligim i njerit prej përfaqësueseve të kësaj shtrese, për pastrimin e shtetit demokratik nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga rradhët e ish Sigurimit të Shtetit.

Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë post komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e ligjit deri në vdekje.

Krimi i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!

Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, i një dore vrastare që i merrte urdhërat nga kupola e kuqe. Por, kjo vrasje e kryer nga eksponentët më famëkeqë të Organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” ishte njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që e kanë kaluar mbi “shpinën” e tyre egërsinë e rregjimit komunist. Ishte dhe mbetet mësim për ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja) paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar kundër atyre që nuk e duan demokracinë e prosperitin e Shqipërisë, por ëndërrojnë ende rregjimin komunist. Krimi i pandëshkuar mbetet apel për bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.

……Persekutimi politik i familjes Kaloshi!

Kaloshët e Dibrës, dhe të afërmëve të saj, përndjekjen dhe presekutimin e kanë që nga kur erdhi “postuar” dhe instaluar diktatura komuniste në Shqipëri, pra e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabian – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak(Law Faculty and Military College ) u emërua Drejtor i Përgjithëshëm i Burgjeve me gradën Kolonel.

Koha për ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin!

Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 korrik 1996 – edhe sot, 25 vjet mbas saj - është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin ligjor që duhet të marrën bandat kriminale, vegmjet e terrorit të kuq, të shpërndara në dejete tyre, kudo mbas rrëzimit të regjimit të tyre, një grup dhe i inkuadruar në të ashtuquajturën Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” .

Në këtë çerek shekulli të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit, duhet kujtuar në piedestalin e figurave të ndritura të kombit, që u flijuan në emër të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri. Sepse, ai u vra në mbrojtje të shtetit ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur mafiozo-komuist të ’97-tës do të shkëmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga të pinjollët e sistemit më gjakatar të njerëzimit.

Apeli i kësaj vrasje lules së demokracisë në Shqipëri, Bujar Kaloshit merrte rëndësi në kohën e rigjallërimit të veprimtarisë kriminale të ekpsonentëve të sgurimit të shtetit grupuar dhe në Organizatën “Hakmarrja për Drejtësi”, që siç u vërtetua dhe nga hetimi parlamentar i veprimtarisë së tyre, ajo ka pasur mbështetjen e qarqeve mafioze politike të së majtës, krerëve të saj veshur edhe me imuntetin e deputetit socialist.

Vetë, një debat parlamentar pas asaj vrasje dhe vrasjve të tjera politike, të atyre viteve debat ky rreth Raportit të Komisionit Hetimor, ose debati rreth shikimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit(hapja e dosjeve) që u kundërshtua me forcë nga Partia Socialiste, dëshmoi qartazi për inkriminimin e krerëve të së majtës, me në krye Kristaq Ramën, babain e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Ramën, Gramoz Ruçin , Skënder Gjinushin, & co, ishin ata që nxisin dhe e inkurajojnin krimin e organizuar në Shqipëri.

Më shumë se kurrë, sot kur flasim per drejtësi, dhe SHBA, kan inevstuar 35 milion dollar për reformën në Drejtësi, është koha për ndëshkimin e vrarësve, dhe udheheqësve të bandave krinimale, përfshirë edhe atë që vrau kolonel Bujar Kaloshin.

Dënimin e të të gjithë atyre që fshihen e mbijetojnë në pentukun e e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri, do të ishte Drejtësi.( zyrtarisht janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.)

Kush ishte Bujar Kaloshi:

Bujar Kaloshi (nga familjet e mëdha të Dibrës) lindi në internim në një fshat të Lushnjës më 1956. I kultivuar me traditat atdhetare të familjes, Bujari do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës që në fillimet e lëvizjes demokratike. Ai ishte njëri ndër themeluesit e degës së Partisë

Demokratike të Shqipërisë në Lushnjë. Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit u vendos në Tiranë dhe Bujari u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare. Ai e konceptoi këtë detyrë si një obligim për pastrimin e këtij organizmi nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga radhët e ish Sigurimit të Shtetit. Bujari përfaqësonte figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër, njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin.

I ndjeri Bujar Kaloshi,është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin:“Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri,për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”. Bujar Kaloshi u vra nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë.

Image

 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat