Sqarim demantues për media dhe publik nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA)

Amerika

Sqarim demantues për media dhe publik nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA)

Nga: Beqir SINA - New York Më: 9 gusht 2021 Në ora: 13:05
Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA)

Lajmi i Klanit Bruno Ceka-Martin Vulaj, i botuar pa verifikim në disa media joprofesionale shqipe, se gjoja Kongresi Pan-Shqiptar ka shkarkuar drejtorët Bleron Baraliun dhe Uk Lushin është i rremë.  

Së pari, vetëm Kuvendi apo Bordi Themelues kanë të drejtë dhe fuqi ligjore të shkarkojnë një drejtor. Kjo e drejtë garantohet nga Ligjet e shtetit Delaware ku organizata është regjistruar nga Bordi Themelues.  Bordi Provizional e madje as Bordit i Përhershëm nuk kanë asnjë bazë ligjore për të shkarkuar apo përjashtuar askënd nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan.

Së dyti, mbledhja e organizuar në Zoom nga Klani Ceka-Vulaj nuk ka pasur as legjitimitet dhe as kuorum.  Në atë takim privat kanë marrë pjesë vetëm 4 drejtorë provizionalë (Vullnet Dërvishi, Gëzim Rushiti, Pranvera Selenica dhe Dr. Sulejman Çelaj).  Dr. Çelaj është inkuadruar në Zoom sa pët t'iu sqaruar të tjerëve bindjen e tij se mbledhja nuk ka qëndrueshmëri dhe Bordi Themelues i ruan të gjitha ingerencat ligjore të organizatës deri në Kuvendin e Përgjithshëm të Kongresit më 12 shtator 2021 ku do të zgjedhen organet  dhe udhëheqësia e e re.

Së treti, statuti provizional i organizatës rregullon qartësisht  votimin në mungesë respektivisht "proxy voting". Vota "proxy"  mund t'i delegohet dikujt tjetër vatëm pasi Sekretari i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan të njoftohet me shkrim së paku 5 ditë përpara (Article IV, Section 8.b).  Asnjë nga presonat që nuk kanë marrë pjesë në takimin privat të Klanit Ceka - Vulaj nuk kanë deklaruar një qëllim të tillë tek Sekretari Bleron Baraliu, prandaj edhe listimi i emrave të tyre në lajmin e rremë është ilegal.

Klani Vulaj-Ceka, pasi janë përjashtuar për shkelje dhe abuzime, janë duke provuar të përbaltin organizatën dhe individë të ndershëm e punëtorë të komunitetit shqiptaro-amerikan, mirëpo do të ballafaqohen me ligjet amerikane dhe sistemin e drejtësisë në të gjitha instancat e drejtësisë së SHBA-së për shpifje, manipulim, dhe keqpërdorime.

Njoftojmë të gjitha mediat (shqipe) që të vetmet njoftime zyrtare nga Kongresi Pan-Shqiptar janë ato të cilat publikohen në uebfaqen zyrtare www.thepaac.org apo që dërgohen nga adresa elektronike zyrtare [email protected].  Çdo gjë tjetër që vjen nga individë jolegjitimë, pa konfirmimin nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan, është me potencial serioz të bëhet subjekt i gjykatave dhe organeve të drejtësisë në ShBA dhe shtetet tona në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat